Heqje licence për pagesat rregullatore të energjisë - ERE “fal” kompanitë, pas paralajmërimeve likujduan detyrimet

Të paktën 14 subjekte të licencuar në sektorin e energjisë elektrike rrezikonin heqjen e licencës, për shkak se nuk kishin likujduar pagesat rregullatore, ndaj Entit Rregullator të Energjisë.
Pak javë më parë, ERE nisi procedurat për shfuqizimin e licencave ndaj këtyre subjekteve, por përmes një vendimi të dytë është vendosur që ato të jenë aktive, duke qenë se ka patur reagime nga ana e të licencuarve. Në vendimet e ndryshuar të ERE-s bëhet e ditur se subjektet kanë likujduar pagesat, ndonëse edhe më herët ishin paralajmëruar disa herë për shkeljen e detyrimeve.
Sipas legjislacionit të fuqi, heqja e licencës është masa më rëndë në rast të mos likujdimit të pagesave rregullatore, teksa sipas të dhënave zyratre, për vitin 2022 ERE përllogariti mbledhjen e rreth 208 mln lekë nga pagesat rregullatore nga subjektet e licencuar në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror.
Në total për vitin që shkoi numëroheshin 307 të licencuar, të cilët janë të detyruar të bëjnë pagesa rregullatore, ndërkohë që përllogaritja e pagesave bëhet mbi të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i licencuar, ndërkohë që në rast të mungesës së pasqyrave financiare u përdorën nivelet e pagesave rregullatore të vitit 2021.
Gjithashtu, legjilaslacioni në fuqi përcakton ndëshkimin me gjobë deri në 3 për qind të të ardhurave të vitit paraardhës të të licencuarit,si dhe ka të drejtë të aplikojë një kamatëvonesë mbi vlerën e pagesës rregullatore, në masën e 0.2 % të xhiros ditore për çdo ditë vonesë në pagesën e saj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Rritja e pagave, nuk frenon emigracionin” - Salinas: Çështja është më komplekse, të rinjtë duan arritje në karrierë
Ndërhyrja e qeverisë për rritjen e pagave në vend, si në administratë ashtu edhe në sektorin privat, nuk e frenon emigracionin. Përfaqësuesi i Bankës Botërore......

‘100 mijë euro gjobë kush flet anglisht’ – Italia do të ndalojë përdorimin e fjalëve të huaja në komunikimet zyrtare!
Partia e krahut të djathtë e udhëhequr nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka shtyrë përpara legjislacionin e ri të propozuar që do të dënojë përdorimin......

Si u bë Jeff Bezos një nga njerëzit më të pasur në botë?!
Globalisht, Jeff Bezos është personi i tretë më i pasur, dhe pasuria e tij gradualisht ka eklipsuar pasurinë e bashkëthemeluesit të Microsoft Corp. Bill Gates......

DPT njofton: Librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen më manualisht. Procedura!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke filluar nga muaji mars 2023 librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen më manualisht, por në format......

Platforma të reja tregtimi përveç Bursës - Çfarë parashikon rregullorja e AMF-së?!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar për konsultim publik projekt-rregulloren që përcakton kërkesat dhe procedurat e dhënies së licencës për......

Elon Musk zëvendëson imazhin e zogut të Twitter me Shiba Inu – ‘Kërcejnë’ aksionet e Dodgecoin!
Ikona tradicionale e zogjve të Twitter-it u hoq dhe u zëvendësua me një imazh të një Shiba Inu, një lëvizje e dukshme ndaj Dogecoin, kriptomonedhës shaka për......

Goldman parashikon rritje të çmimit të naftës - Pas reduktimit të prodhimit, 110 dollarë për fuçi deri në 2024
Goldman Sachs paralajmëron se reduktimi i prodhimit të naftës së papërpunuar nga OPEC mund të rezultojë në një deficit dukshëm më të madh në treg, duke sjellë......

Minorenët e punësuar, 84% në bujqësi! 15-17 vjeçarët, 1 në 10 është në tregun e punës
Integrimi i të rinjve në tregun e punës, orientimi i tyre dhe informimi është një detyrë e rëndësishme si e aktorëve publikë po ashtu edhe e atyre privatë.......