Si do të shpërndahet bonusi i pensionistëve? - Tre vjet afat për ta tërhequr për ata që nuk kanë mundësi

Nga data 1 Prill ka nisur të shpërndahet bonusi i pensionistëve prej 5 mijë lekësh i akorduar nga qeveria. Burime zyrtare nga Instituti i sigurimeve Shoqërore, bëjnë me dije se kjo masë financiare do të jepet për moshën e tretë bashkë me pensionin mujor të pleqërisë, në momentin që ata bëjnë tërheqjen. Ndërsa për pensionistët që kanë pasur si datë tërheqjeje 1 dhe 2 Prill, bonusi është dhënë në datën 3 Prill.
Po ashtu, Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron se nëse pensionistët, për arsye të ndryshme, siç mund të jetë jetesa jashtë vendit, nuk e tërheqin bonusin shpejt, ai do të ruhet për 3 vite, duke i dhënë mundësisë e përfitimit gjithësecilit.
Sipas kryeministrit Edi Rama, ky vendim vjen si efekt i mbledhjes së taksës së jashtëzakonshme nga prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Ndërsa është zotuar që pas reformës për rritjen e pagave, qeveria do të ndërmarrë një tjetër reformë që synon rritjen e masës së pensionit.
Kjo është hera e parë që miratohet një bonus për pensionistët në këtë periudhë të vitit, pasi në buxhet përcaktohet vetëm shpëblimi i fundvitit. Këtë bonus do ta përfitojnë afro 673 mijë në të gjithë vendin. Në buxhetin e shtetit për këtë vit, janë programuar 2.2 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Hapet thirrja për kërkimet shkencore universitet-biznes - Kushi: Faza e parë 20 milionë lekë. Kanë munguar kapacitetet e duhura, do zhvillojmë trajnime
20 milionë lekë do të kushtojë faza e parë e e financimit të projekteve të kërkimit shkencor mes universiteteve dhe bizneseve. Nga Konferenca Kombëtare e......

Kolaudimi i sahatëve të dritave - Nisin procedurat për shpeshtimin e kontrolleve dhe shtimin e kompanive verifikuese
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për ndryshimin e kontratës tip për kolaudimin e matësve të energjisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së......

Heqje licence për pagesat rregullatore të energjisë - ERE “fal” kompanitë, pas paralajmërimeve likujduan detyrimet
Të paktën 14 subjekte të licencuar në sektorin e energjisë elektrike rrezikonin heqjen e licencës, për shkak se nuk kishin likujduar pagesat rregullatore, ndaj......

“Rritja e pagave, nuk frenon emigracionin” - Salinas: Çështja është më komplekse, të rinjtë duan arritje në karrierë
Ndërhyrja e qeverisë për rritjen e pagave në vend, si në administratë ashtu edhe në sektorin privat, nuk e frenon emigracionin. Përfaqësuesi i Bankës Botërore......

‘100 mijë euro gjobë kush flet anglisht’ – Italia do të ndalojë përdorimin e fjalëve të huaja në komunikimet zyrtare!
Partia e krahut të djathtë e udhëhequr nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka shtyrë përpara legjislacionin e ri të propozuar që do të dënojë përdorimin......

Si u bë Jeff Bezos një nga njerëzit më të pasur në botë?!
Globalisht, Jeff Bezos është personi i tretë më i pasur, dhe pasuria e tij gradualisht ka eklipsuar pasurinë e bashkëthemeluesit të Microsoft Corp. Bill Gates......

DPT njofton: Librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen më manualisht. Procedura!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke filluar nga muaji mars 2023 librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen më manualisht, por në format......

Platforma të reja tregtimi përveç Bursës - Çfarë parashikon rregullorja e AMF-së?!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar për konsultim publik projekt-rregulloren që përcakton kërkesat dhe procedurat e dhënies së licencës për......