Dollari, në nivelin më të ulët në 2 muaj - Rezerva Federale mund t’i japë fund ciklit të rritjes së interesave

Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në dy muajt e fundit, në sesionin e sotëm pasi të dhënat e dobëta mbi ekonominë amerikane kanë shtuar mundësitë se Rezerva Federale mund të jetë drejt fundit të ciklit të rritjes së interesave.
Ndërkohë, banka qendrore e Zelandës së Re rriti normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, në totalin e 5.25%, niveli më i lartë në 14 vitet e fundit. Të dhënat e publikuara në SHBA treguan se, krijimi i vendeve të reja të punës ra në nivelin më të ulët në 2 vitet e fundit, gjatë shkurtit. Hapja e vendeve të reja të punës, që është një matës i kërkesës për punë, ra me 632 mijë njësi në totalin e 9.9 milionë.
Ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikonin 10.4 milionë vende të reja pune. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 101.5, niveli më i ulët në 2 muajt e fundit. Në anën, euro po qëndron në nivelin më të lartë në 2 muaj përballë dollarit, në rreth 1.095. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po qëndron në rreth 28,500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1910 dollarë.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Fokusi i investitorëve rikthehet te ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane e kanë nisur ditën në qëndrueshmëri, pasi investitorët janë të paqartë mbi ecurinë e ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Mbështetet lehtë nga rënia e rezervave në SHBA javën e kaluar
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA dhe vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin deri në fund të......

Dollari amerikan vijon të humbasë pikë – Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë duke regjistruar kështu një rënie të vlerës në raport me një ditë më parë sipas kursit të......

Si do të shpërndahet bonusi i pensionistëve? - Tre vjet afat për ta tërhequr për ata që nuk kanë mundësi
Nga data 1 Prill ka nisur të shpërndahet bonusi i pensionistëve prej 5 mijë lekësh i akorduar nga qeveria. Burime zyrtare nga Instituti i sigurimeve Shoqërore,......

Hapet thirrja për kërkimet shkencore universitet-biznes - Kushi: Faza e parë 20 milionë lekë. Kanë munguar kapacitetet e duhura, do zhvillojmë trajnime
20 milionë lekë do të kushtojë faza e parë e e financimit të projekteve të kërkimit shkencor mes universiteteve dhe bizneseve. Nga Konferenca Kombëtare e......

Kolaudimi i sahatëve të dritave - Nisin procedurat për shpeshtimin e kontrolleve dhe shtimin e kompanive verifikuese
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për ndryshimin e kontratës tip për kolaudimin e matësve të energjisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së......

Heqje licence për pagesat rregullatore të energjisë - ERE “fal” kompanitë, pas paralajmërimeve likujduan detyrimet
Të paktën 14 subjekte të licencuar në sektorin e energjisë elektrike rrezikonin heqjen e licencës, për shkak se nuk kishin likujduar pagesat rregullatore, ndaj......

“Rritja e pagave, nuk frenon emigracionin” - Salinas: Çështja është më komplekse, të rinjtë duan arritje në karrierë
Ndërhyrja e qeverisë për rritjen e pagave në vend, si në administratë ashtu edhe në sektorin privat, nuk e frenon emigracionin. Përfaqësuesi i Bankës Botërore......