Bota Postuar më 5 Prill 2023, 09:54

SHBA synon energjinë pa qymyr - Shtëpia e Bardhë shpalos alternativat

Nga SCAN TV
SHBA synon energjinë pa qymyr - Shtëpia e Bardhë shpalos

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se do të përdorë qindra milionë dollarë për të ndihmuar zonat qymyrmbajtëse, duke përfshirë 450 milionë dollarë për projektet e energjisë së pastër në zonat aktuale dhe të mëparshme të minierave.

Departamenti amerikan i Energjisë do të sigurojë gjithashtu 16 milionë dollarë për Universitetin e Dakotës së Veriut dhe Universitetin e Virxhinias Perëndimore për të përfunduar studimet e projektimit për një rafineri vendase që do të nxjerrë minerale të rralla dhe minerale të tjera të rëndësishme.

Sipas deklaratës për media të administratës Biden, ky projekt do të ndihmojë në forcimin e zinxhirëve amerikanë të furnizimit, rigjallërimin e komuniteteve të energjisë dhe zvogëlimin e varësisë nga konkurrentët si Kina.

Veprimi i qeverisë përfshin gjithashtu krijimin e mundësisë për 11 agjenci federale për të punuar së bashku për përfitimin e burimeve të reja në komunitetet e energjisë si ish-qytetet e minierave të qymyrit.

Departamenti i Thesarit dhe Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme do të publikojnë udhëzime të reja që do të lejojnë zhvilluesit e projekteve dhe objekteve të energjisë së pastër të shfrytëzojnë miliarda dollarë, përveç kredive ekzistuese tatimore. Shtëpia e Bardhë theksoi se financimi për këtë nismë vjen nga Akti i Reduktimit të Inflacionit dhe Ligji Bipartizan i Infrastrukturës.

Dorina Kurtaj /SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat