Europa Postuar më 5 Prill 2023, 09:56

Gjermania i shpëton recesionit - Vendi pritet të shënojë një rritje ekonomike modeste

Nga SCAN TV
Gjermania i shpëton recesionit - Vendi pritet të shënojë

Gjermania pritet t'i shpëtojë për fare pak recesionit, si dhe të shënojë një rritje modeste në tremujorin e parë të vitit, sipas parashikimeve të instituteve kryesore ekonomike. Të ashtuquajturat Parashikime të Përbashkëta Ekonomike, presin një zgjerim prej 0.1% të prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e parë. Kjo pason një tkurrje prej 0.4% në tremujorin e katërt të 2022. Një recesion zakonisht përkufizohet si dy tremujorë të njëpasnjëshëm tkurrjeje.

Pesë institutet ekonomike që përgatisin Parashikimet e Përbashkëta Ekonomike parashikojnë rritje të PBB-së në Gjermani prej 0.3% në vitin 2023, nga një tkurrje e parashikuar prej 0.4% në vjeshtë. Për vitin 2024, institutet - katër gjermane dhe një austriak - parashikojnë rritje të PBB-së prej 1.5%, nga 1.9% më parë.

Në raportin e saj vjetor ekonomik të publikuar në janar, qeveria gjermane parashikoi rritje prej 0.2% për vitin 2023. Ministria e ekonomisë do të përditësojë parashikimet e saj duke përfshirë rezultatet e Parashikimeve të Përbashkëta Ekonomike këtë pranverë. Institutet ekonomike parashikojnë inflacion prej 6 % në 2023, përpara se të ngadalësohen në 2.4% në 2024.

Parashikimet e Përbashkëta Ekonomike përgatiten nga Instituti Ifo, Instituti Halle për Kërkime Ekonomike, Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, Instituti RWI – Leibniz për Kërkime Ekonomike dhe Instituti Austriak i Kërkimeve Ekonomike.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat