SHBA-BE, në mbrojtje të tregjeve globale të energjisë - Zotimi për eleminimin e çdo përpjekjeje për destabilizimin e tyre

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian u zotuan të përballen me çdo përpjekje për të destabilizuar tregjet globale të energjisë, pas takimit në Bruksel ku u diskutua për ndikimin e pushtimit rus të Ukrainës.
Bashkëpunimi për energjinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian është intensifikuar që kur Rusia reduktoi furnizimet me gaz në Europë pas pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar. Kjo e zhyti kontinentin në një krizë si pasojë e furnizimit të kufizuar me energji dhe cmimet e larta që shënuan rekorde.
Politikanët europianë kanë akuzuar Rusinë për përdorimin si armë të furnizimeve të saj energjetike dhe SHBA-ja dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ndaj mallrave ruse duke përfshirë qymyrin dhe naftën, si dhe një kufi të çmimit, të fiksuar nga G7, për naftën ruse në det.
Europa deri më tani ka arritur të zëvendësojë pjesën më të madhe të gazit që merrte më parë nga Moska, e ndihmuar nga një rritje e importeve nga furnizues të tjerë, një ndërtim i shpejtë i energjisë së rinovueshme, moti i ngrohtë i dimrit dhe politikat e BE-së që frenuan përdorimin e përgjithshëm të gazit.
SHBA dërgoi 56 miliardë metra kub gaz natyror të lëngshëm në BE në vitin 2022, më shumë se dyfishi i dërgesave të vitit të kaluar, duke e bërë Eiropën destinacionin kryesor për furnizimet e SHBA-së me gaz natyror të lëngshëm.
Deklarata SHBA-BE bënte të qartë se të dy palët gjithashtu do të intensifikojnë bashkëpunimin për të reduktuar varësinë nga Rusia për karburantin dhe shërbimet bërthamore dhe do të mbajnë një takim të përbashkët këtë vit për të promovuar teknologjitë e avancuara, si reaktorët e vegjël modularë. BE-ja nuk ka sanksionuar importet e gazit rus ose karburantit bërthamor, tek i cili mbështeten disa nga anëtarët e bllokut 27-anëtarësh.
Rusia furnizoi 20% të uraniumit të termocentraleve bërthamore të BE-së - karburanti kryesor për ta - në vitin 2021, dhe 31% të shërbimeve të tyre të pasurimit të uraniumit, sipas Agjencisë së Furnizimit Euratom. Shtetet e Bashkuara të Amerikës importuan 35% të uraniumit të tyre nga Kazakistani në të njëjtin vit, me 15% nga Kanadaja, 14% nga Australia dhe 14% nga Rusia.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

SHBA synon energjinë pa qymyr - Shtëpia e Bardhë shpalos alternativat
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se do të përdorë qindra milionë dollarë për të ndihmuar zonat qymyrmbajtëse, duke përfshirë 450 milionë dollarë për projektet e......

Britanikët dhe kartat e besnikërisë - Dyqanet shpërblejnë klientët e tyre me ulje çmimesh
Më shumë se gjysma e britanikëve u ndjenë të inkurajuar për të blerë produkte për shkak të zbritjeve të ofruara përmes kartave të besnikërisë së dyqaneve,......

Dollari, në nivelin më të ulët në 2 muaj - Rezerva Federale mund t’i japë fund ciklit të rritjes së interesave
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në dy muajt e fundit, në sesionin e sotëm pasi të dhënat e dobëta mbi ekonominë amerikane kanë shtuar......

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Fokusi i investitorëve rikthehet te ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane e kanë nisur ditën në qëndrueshmëri, pasi investitorët janë të paqartë mbi ecurinë e ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Mbështetet lehtë nga rënia e rezervave në SHBA javën e kaluar
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA dhe vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin deri në fund të......

Dollari amerikan vijon të humbasë pikë – Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë duke regjistruar kështu një rënie të vlerës në raport me një ditë më parë sipas kursit të......

Si do të shpërndahet bonusi i pensionistëve? - Tre vjet afat për ta tërhequr për ata që nuk kanë mundësi
Nga data 1 Prill ka nisur të shpërndahet bonusi i pensionistëve prej 5 mijë lekësh i akorduar nga qeveria. Burime zyrtare nga Instituti i sigurimeve Shoqërore,......

Hapet thirrja për kërkimet shkencore universitet-biznes - Kushi: Faza e parë 20 milionë lekë. Kanë munguar kapacitetet e duhura, do zhvillojmë trajnime
20 milionë lekë do të kushtojë faza e parë e e financimit të projekteve të kërkimit shkencor mes universiteteve dhe bizneseve. Nga Konferenca Kombëtare e......