Bill Gates, për Inteligjencën Artificiale - “Apelet për ndalimin e saj nuk do të zgjidhin sfidat”

Apelet për të ndaluar zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk do t'i "zgjidhin sfidat" që presin njerëzimin. Është kjo deklarata e bashkëthemeluesit të Microsoft, Bill Gates, në komentet e tij të para publike që kur një letër e hapur ndezi një debat për të ardhmen e teknologjisë.
Ai tha se do të ishte më mirë që njerëzit të përqendroheshin në mënyrën më të mirë të përdorimit të zhvillimeve në Inteligjencën Artificiale, pasi ishte e vështirë të kuptohej se si një ‘pauzë’ mund të funksiononte globalisht.
Intervista e tij erdhi pas një letre të hapur – të publikuar javën e kaluar dhe të bashkë-nënshkruar nga Elon Musk dhe më shumë se 1000 ekspertë të Inteligjencës Artificiale – me anë të së cilës kërkohej një pauzë urgjente në zhvillimin e sistemeve "më të fuqishme" se GPT-4 i ri i OpenAI i mbështetur nga Microsoft. Kjo e fundit mund të zhvillojë biseda njerëzore, të kompozojë këngë dhe të përmbledhë dokumente të gjata.
Ekspertët, përfshirë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Wozniak, thanë në letër se rreziqet dhe përfitimet e mundshme për shoqërinë duhet të rivlerësohen. Microsoft ka kërkuar të tejkalojë kolegët përmes investimeve shumë miliarda dollarësh në ChatGPT OpenAI.
Ndërsa aktualisht është i fokusuar me kohë të plotë në fondacionin filantropik Bill dhe Melinda Gates, Gates ka qenë një mbështetës i fortë i AI dhe e përshkroi atë si revolucionar si interneti dhe të telefonave celularë.
Në një blog të titulluar "Epoka e AI ka filluar", ai tha se beson se Inteligjenca Artificiale duhet të përdoret për të ndihmuar në uljen e disa prej pabarazive më të këqija në botë. Ai gjithashtu tha në intervistë se detajet e çdo pauze do të ishin të komplikuara për t'u zbatuar.
Ndërkohë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u shpreh se mbetet për t'u parë nëse inteligjenca artificiale është e rrezikshme, por ai theksoi se kompanitë e teknologjisë kanë përgjegjësi për të konfirmuar që produktet e tyre të jenë të sigurta përpara se t'i bëjnë ato publike.
Biden u tha këshilltarëve të tij për shkencën dhe teknologjinë se Inteligjenca Artificiale mund të ndihmonte në trajtimin e sëmundjeve dhe ndryshimeve klimatike, por ishte gjithashtu e rëndësishme që të merret në konsideratë dhe rreziku i mundshëm. Kur u pyet nëse Inteligjenca Artificiale ishte e rrezikshme, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se kjo mbetet për t’u parë, pasi dhe mund të jetë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Gjermania i shpëton recesionit - Vendi pritet të shënojë një rritje ekonomike modeste
Gjermania pritet t'i shpëtojë për fare pak recesionit, si dhe të shënojë një rritje modeste në tremujorin e parë të vitit, sipas parashikimeve të instituteve......

SHBA-BE, në mbrojtje të tregjeve globale të energjisë - Zotimi për eleminimin e çdo përpjekjeje për destabilizimin e tyre
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian u zotuan të përballen me çdo përpjekje për të destabilizuar tregjet globale të energjisë, pas takimit në......

SHBA synon energjinë pa qymyr - Shtëpia e Bardhë shpalos alternativat
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se do të përdorë qindra milionë dollarë për të ndihmuar zonat qymyrmbajtëse, duke përfshirë 450 milionë dollarë për projektet e......

Britanikët dhe kartat e besnikërisë - Dyqanet shpërblejnë klientët e tyre me ulje çmimesh
Më shumë se gjysma e britanikëve u ndjenë të inkurajuar për të blerë produkte për shkak të zbritjeve të ofruara përmes kartave të besnikërisë së dyqaneve,......

Dollari, në nivelin më të ulët në 2 muaj - Rezerva Federale mund t’i japë fund ciklit të rritjes së interesave
Dollari amerikan po qëndron në nivelin më të ulët në dy muajt e fundit, në sesionin e sotëm pasi të dhënat e dobëta mbi ekonominë amerikane kanë shtuar......

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Fokusi i investitorëve rikthehet te ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane e kanë nisur ditën në qëndrueshmëri, pasi investitorët janë të paqartë mbi ecurinë e ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po......

Nafta, e qëndrueshme pranë 85 USD - Mbështetet lehtë nga rënia e rezervave në SHBA javën e kaluar
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA dhe vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin deri në fund të......

Dollari amerikan vijon të humbasë pikë – Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë duke regjistruar kështu një rënie të vlerës në raport me një ditë më parë sipas kursit të......