Shqipëria Postuar më 5 Prill 2023, 14:02

Femrat në Shqipëri “As në arsim, punë, apo trajnim” - Rreth 32% e të rinjve nuk preferojnë të ndjekin asnjë nga kategoritë

Nga SCAN TV
Femrat në Shqipëri “As në arsim, punë, apo

Femrat, të cilat nuk arsimohen, punojnë apo trajnohen zënë një përqindje të rëndësishme në shkallën e papunësisë së të rinjve në vendin tonë. Teksa mosha 20-24 vjeç konsiderohet si mosha më aktive për t’u punësuar, arsimuar ose të dyja njëkohësisht, në vitin 2021, 32% e tyre nuk preferonin të ndiqnin asnjë nga kategoritë duke përzgjedhur të qenit joaktivë.

Ky grup është i konsiderueshëm edhe në grupmoshën 25-29 vjeç, që është e përfshirë më shumë në punësim dhe arsimi merr formën e një aktiviteti dytësor, si p.sh.: trajnime ose specializime profesionale, apo studime pasuniversitare.  Edhe pse në vlerë lehtësisht më të ulët se mosha 20-24 vjeç, 30% e të rinjve të moshës 25-29 vjeç zgjodhën të mos arsimohen, punojnë apo trajnohen në 2021. Një vlerë jo e ulët dhe e rëndësishme gjatë valës së emigracionit të të rinjve në vendin tonë.

Ndërsa mosha 15-19 vjeç, në pjesën më të madhe, është ende e angazhuar në arsim dhe janë të paktë të rinjtë që ndjekin shkollën dhe njëkohësisht kryejnë ndonjë punë, si punë verore, në fundjavë, apo pas mësimit.

Në këto të dhëna me vlera të larta, Instat thekson se në këtë grup bie në sy një përqindje më e madhe e femrave në krahasim me meshkujt. Ndërkohë nga ana tjetër të rinjtë e grpmoshës 15-29 vjeç, regjistruan një shkallë të pjesëmarrjes në tregun e punës rreth 53%.

Por ku janë më të prirur për t’u punësuar të rinjtë?

Për fëmijët e punësuar të moshës 15-17 vjeç, duket se angazhimi më i madh është në bujqësi. Rreth 80-85% e tyre punojnë në këtë sektor të ekonomisë. Shërbimet janë aktiviteti i dytë kryesor ku përfshihen fëmijët e kësaj moshe, me një peshë rreth 12% gjatë periudhës në studim, por me një pik rritjeje në vitin 2020 (ku arrin në 25%), që tregon se puna e fëmijëve në këtë vit, ka kaluar nga sektori i bujqësisë në sektorin e shërbimeve.

Të dhënat e vitit 2021, tregojnë për një rivendosje të peshës së aktiviteteve sipas trendit të viteve të fundit, me një përfshirje prej 4% në sektorin e industrisë dhe një peshë të papërfillshme në ndërtim. Ndërkohë të rinjtë sipërmarrës, që janë të vetëpunësuar apo që kanë një biznes me punonjës me pagesë, zënë më pak se 20% të të punësuarve 15-29 vjeç.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video