Shqipëria Postuar më 5 Prill 2023, 14:01

Prokuroria, 606 procedime për shpërdorim detyre, por pak dënime - Numri më i madh në Tiranë. Përqindja më e lartë me popullsinë në Kukës e Gjirokastër

Nga SCAN TV
Prokuroria, 606 procedime për shpërdorim detyre, por pak dënime -

Prokuroritë në të gjithë vendin kanë nisur gjatë vitit 2022 një total prej 606 procedimesh penale për shpërdorim detyre. Shifra është me rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë, por i ulët mbetet numri i personave të dërguar në gjykatë për këtë vepër penale, ndërkohë që edhe më i ulët është numri i të dënuarve. Sipas të dhënave të publikuara nga Prokuroria e Përgjithëshme, kanë përfunduar në gjykatë 223 procedimeve, ndërkohë që numri total i të dënuarve është 77.

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim është një prej zërave më të rëndësishëm në këtë grup veprash penale.

Pesha specifike që zë kjo vepër në grupin e veprave penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë në vitin 2022 është 1,16 % ndërsa në vitin 2021 ka qenë 0,17 %.

Nga të dhënat statistikore vërehet se për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” ka tendencë në rritje të numrit të procedimeve e konkretisht nga 1 procedim i regjistruar në vitin 2021, në 7 procedime të regjistruara në vitin 2022.

Numri më i lartë i procedimeve për vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit, është regjistruar në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë 27 %, ndërkohë që koeficienti më i lartë për 100,000 mijë banorë rezulton në qarkun Kukës me 59 procedime dhe qarkun Gjirokastër me 49 procedime.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat