Pse iu hoq licenca kolegjit ‘Mehmet Akif’ - Ministria e Arsimit liston arsyet!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqaron nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.
Sipas njoftimit arsyet konkrete që çuan në këtë vendim:
- Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
- Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
- Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.
Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.
Në informacion nënvizohet se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekulimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi dhe gjithashtu sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillim viti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Vendimi/ Qeveria mbyll gjimnazin “Mehmet Akif Ersoy”. Procedurat: Çfarë do të ndodhë me nxënësit e regjistruar
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar që në......

Zgjedhjet vendore hapin 352 vende të përkohshme pune - 3 deri në 10 muaj punë. Nga specialist për vëzhgimin e zgjedhjeve, jurist, ekonomist, operator
Për zgjedhjet vendore, që pritet të zhvillohen në mesin e vitit të ardhshëm, janë hapur vende pune të përkohshme për ata qytetarë të cilët i plotësojnë......

“Problem pasterizimi i baktereve tek Wudy, në Itali” - Meqemeja: Produktet janë tërhequr, të tjerat të konsumueshme
Problemi i konstatuar në një nga pajisjet e pasterizimit që mundëson vrasjen e baktereve në produktet e mishit, ka sjellë dhe tërheqjen e një sërë lotesh nga......

Paketa antikrizë, FMN: Nevojiten më shumë masa - Nëndrejtori Bo Li: Ndërhyrje të targetuara për t’i mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve
Duket se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e konsideron të mjaftueshme paketën e dytë antikrizë të qeverisë shqiptare. Nëndrejtori i Përgjithshëm ekzekutiv i......

Gati depozitat e energjisë, familjet do prodhojnë e këmbejnë - Drafti, do shfrytëzohet çdo burim, mbetjet urbane, industriale, bujqësore, deri te llumrat
Energjia e rinovueshme do të jetë kryefjala e së ardhmes. Bizneset, qytetarët, fermerët në zonat rurale do incentivohen të adoptojnë e shfrytëzojnë cdo burim......

“AKU të investojë në laboratorë dhe staf!” - Produktet “Wudy”, Ekspertët: Të rritet monitorimi për sigurinë ushqimore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të jetë më vigjilent në kontrollin e produkteve në treg, duke bërë tërheqjen e tyre në kohë për të mos rrezikuar shëndetin......

“Paniku” për dritat “fluturon” çmimin e gjeneratorëve - Sa u importuan gjatë kësaj periudhe nga qytetarët shqiptarë?
Parlajmërimet e herëpashershme të qeverisë për ndërprerje të energjisë elektrike dhe nxitja për të kursyer, kanë vënë në lëvizje qytetarët që të marrin masa......

Përfundon raundi i parë i negociatave mes Shqipërisë dhe Kroacisë - Rama: Do të përfitojnë mbi 3 mijë shqiptarë!
Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare Kryeministri vendit Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria dhe Kroacia kanë përfunduar raundin e parë të negociatave për......