Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2022, 14:35

Gati depozitat e energjisë, familjet do prodhojnë e këmbejnë - Drafti, do shfrytëzohet çdo burim, mbetjet urbane, industriale, bujqësore, deri te llumrat

Nga SCAN TV
Gati depozitat e energjisë, familjet do prodhojnë e këmbejnë

Energjia e rinovueshme do të jetë kryefjala e së ardhmes. Bizneset, qytetarët, fermerët në zonat rurale do incentivohen të adoptojnë e  shfrytëzojnë cdo burim të mundshëm të rinovueshëm, ndërkohë që shteti do krijojë infrastrukturat e nevojshme që ajo të depozitohet, të ruhet, të konvertohet apo të këmbehet brenda komuniteteve që do krijohen për këtë qëllim.

Ministria e Energjitikës sapo ka hedhur për konsultim publik një projektligj për energjinë e renovueshme, i cili përcakton se Qeveria do të miratojë ccdo vit incetintiva për nxitjen e bizneseve e qytetarëve në adaptimin e këtyre teknologjive, të cilat do miratohen nga Komiteti i Ndihmës Shtetërore.

Parashikohet gjithashtu edhe një fond buxhetor që do mbulojë kostot e skemave të nxitjes, ndërkohë që vjen në skenë edhe koncpeti i ‘Vetë-konsumatorit të burimeve të rinovueshme’ që është një konsumator përfundimtar i cili prodhon energji elektrike të rinovueshme për konsumin e vetë dhe që mund të depozitoj ose shesë energji elektrike të rinovueshme të vetë-prodhuar, me kusht që, për vetë-konsumatorin e burimeve të rinovueshme jo-familjare, këto aktivitete nuk përbëjnë veprimtarinë kryesore komerciale ose profesionale.

Fjala kyçe e projektligjit janë depozitat e energjisë, të cilat do të mbështeten me shumë forma nga buxheti i shtetit, sicc mund të jenë kreditë apo grantet.

Drafti sjell në skenë komunitetet e energjisë së rinovueshme që do mund të prodhojnë, konsumojnë, ruajnë, ndajnë, shesin energji të rinovueshme dhe ofrojnë agregim, duke përfshirë edhe nëpërmjet marrëveshjeve të shitblerjes së energjisë, ku prioritet do u jepet familjeve në nevojë.

Ndërkohë që duket se do përfshihet në konceptin e prodhimit ccdo mundësi: nisur nga bimoasat pyjore apo bujqëore, mbetjet e drurëve, ashklat, peleti, mbetjet e kulturave bujqësore,  Pjesa organike e mbetjeve industriale, Pjesa organike e mbetjeve komunale deri te Llumrat e mbeturinave.

Lorenc Rabeta / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......