Përgjysmohet pasuria e Mark Zuckerberg - Pësojnë humbje dhe Bezos e Gates. Musk mbetet më i pasuri në botë

Pasuri më shumë se e përgjysmuar brenda një viti për Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook. Sipas një raporti të publikuar nga Bloomberg, në vitin 2022 sipërmarrësi amerikan ka humbur 70 miliardë dollarë, duke bërë që pasuria e tij aktuale të jetë 55.3 miliard dollarë. Në krahasim me një vit më parë, administratori i përgjithshëm i Meta ka humbur 55% të pasurisë së tij e cila ishte 125 miliardë dollarë.
Arsyeja më kryesore e kësaj humbjeje është transformimi i Facebook në Meta. Investimet e caktuara për këtë proces, ishin 10 milionë dollarë. Por nuk u arrit objektivi i synuar, përkundrazi shumë përdorues e kanë braktisur këtë platformë sociale. Që në muajin shkurt të këtij viti, një muaj pas ndryshimit të emrit, kompania e Zuckerberg shënonte një rënie të përdoruesve, një situatë që dha pasojat e saj negative dhe në bursë. Sipas revistës ekonomike Fortune, në tre muajt e parë të vitit Meta kishte humbur 2.96 miliardë dollarë, por në këtë rast kompania kishte bërë të ditur se humbja ishte parashikuar dhe llogaritur.
Sipas disa analistëve Facebook ka humbur shumë përdorues dhe për shkak të TikTok, platforma kineze shumë e përdorur nga të rinjtë që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në një fenomen global. Situata e krijuar ka vënë në alarm investitorët të cilët kanë nisur të pyesin nëse faza e zgjerimit të krijesës dixhitale të Zucker ndoshta ka përfunduar. Njëkohësisht, partnerët e Zuckerberg i kanë kërkuar sipërmarrësit që të gjejë zgjidhje të shpejta për të ndaluar rritjen e shpejtë të aplikacionit kinez.
Por dhe të pasur të tjerë kanë pësuar humbje të pasurisë së tyre: Jeff Bezos, mbreti i Amazon, ka humbur 46 miliardë dollarë, pasuria e tij aktuale është 145 miliardë dollarë. Bill Gates, themeluesi i Microsoft, ka humbur ndërkohë 27 miliardë dollarë dhe sheh të reduktuar pasurinë e tij në 111 miliardë dollarë. Në klasifikimin e njerëzve më të pasur në botë, Bezos ndodhet në vendin e tretë, para tij është sipërmarrësi indian Gautam Adani me një pasuri prej 150 miliardë dollarë. Ndërsa Zuckerberg aktualisht është në vendin e 20.
Në vendin e parë mbetet i palëkundur, Elon Musk. Manjati nga Afrika e Jugut me një pasuri prej 268 miliardë dollarë, këtë vit ka humbur më pak se 3 miliardë dollarë.
SCAN
Sondazh

Fluturimet me kosto të ulët, tërhiqet Ryanair - “Nuk do të përfundojnë, por nuk do të ketë fluturime falas”
Kompania ajrore Ryanair nuk mjaftohet me transportin e pothuajse gjysmës së pasagjerëve në Itali. Vitet e ardhshme ajo synon transportin e 80 milionë......

Frika e ofertës tejkalon shqetësimet e recesionit - Ashtu si edhe forcimi i dollarit, po ndikon në rritjen e çmimit të naftës
Nafta u rimëkëmb të enjten pasi ra me 1% në seancën e mëparshme sepse shqetësimet për furnizimet e pakta për dimrin po eklipsojnë frikën e një recesioni......

Frigoriferë natyralë për të ruajtur mollët - Fermerët në Itali shfrytëzojnë shpella ftohtëse nëntokësore
Kultivuesit e mollëve në veri të Italisë po përdorin ftohës natyral të krijuar nën një kodër, për të ruajtur produket e tyre në një temperaturë të kontrolluar......

“Shuhet” ura më e gjatë e Greqisë - Strukturës 3 kilometra i është hequr ndriçimi për të kursyer energji
Një nga urat më të gjata të botës që ndodhet në Greqi ka fikur dritat e saj dekorative në një moment kur qeveria bën thirrje për kursimin e energjisë, për......

Gjermania kërkon punëtorë nga Ballkani - Rreth 2 milionë vende pune të lira, kryesisht në shëndetësi dhe transport ajror
Gjermania tashmë drejton vëmendjen nga Ballkani. Sipas autoriteteve gjermane janë 1.74 milion vende pune që qytetarët gjermanë nuk arrijnë t’i......

Fed rrit normën bazë të interesit me 0,75% - Ekspertët, të shqetësuar. E konsiderojnë këtë strategji më të ashpër se parashikimet
Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me tre të katërtat e një pikë përqindjeje duke thënë se do të vazhdojnë të rriten dhe më shumë mbi nivelin......

Varfëria energjetike, ja si kursejnë shqiptarët! - 48% konsumojnë ushqim të ftohtë, 75% e familjeve reduktojnë ngrohjen edhe pse nuk do dëshironin
Gati 93 % e familjeve shqiptare ngrohin vetëm një dhomë gjatë dimrit, si formë për të kursyer energjinë, ndërkohë që 75% e tyre e reduktojnë ngrohjen edhe pse......

Ekskluzive/ Energjia mbi 800 kwh, 42.95 lekë - FSHU depoziton aplikimin në ERE, në nëntor-dhjetor preken 71.278 familje
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka depozituar aplikimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mb 800 kwh, duke i kërkuar Entit Rregullator......