Ekskluzive/ Energjia mbi 800 kwh, 42.95 lekë - FSHU depoziton aplikimin në ERE, në nëntor-dhjetor preken 71.278 familje

Furnizuesi i Shërbimit Universal ka depozituar aplikimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mb 800 kwh, duke i kërkuar Entit Rregullator të Energjisë tarifimin me 42.95 lekë/kwh për këtë fashë.
TV SCAN ka siguruar dokumentin, sipas të cilit propozimi për vendosjen e këtij çmimi bazohet në parashikime për blerjen e energjisë përgjatë periudhës tetor – dhjetor, dhe jo në çmimet me të cilat është siguruar energjia deri më tani.
Më konkretisht, në shkresë specifikohet se në datën 8 shtator 2022 Asambleja e Përgjithshme e KESH ka miratuar tarifat e shitjes së energjisë elektrike për FSHU, duke vendosur që çmimi për energjinë e klientëve familjarë për konsumin mbi 800 kwh/muaj, të jetë 34.3 lekë/Kwh.
Është e paqartë përse është miratuar kjo shifër, duke qenë se KESH nuk ka nënshkruar kontrata afatgjata të blerjes së energjisë, duke i bazuar blerjet në baza ditore ose javore. Ndërkohë që, edhe çmimet e blerjeve të kryera deri më tani kanë qenë ndjeshëm më të ulta. Për 6-mujorin e parë të këtij viti KESH e bleu energjinë me 26 lekë/Kwh.
Ndërkaq, për llogaritjen e çmimit final të tarifimit, FSHU shton shpenzimet në çmimin e shitjes prej 8.65 lekë/ kwh, duke këkruar që çmimi final të jetë pikërisht 42.95 lekë/kwh. Në çmimin e shitjes FSHU ka përfshirë tarifat e transmetimit, shpërndarjes, kostot administrative, amortizimin, disbalancat, koston e lejuar të kapitalit të punës dhe marzhin.
Sipas dokumentit të depozituar në ERE, në muajin tetor, numri i abonentëve që parashikohet të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike është 49 334, ndërkohë që në muajt nëntor dhe dhjetor ky numër familjesh rritet në 71 278. Referuar procedurave, tashmë vendimi final për rritjen e çmimit të energjisë është në dorën e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë.
Ola Mitre / SCAN

Diaspora businesses aim for investments in Albania - The Business Chamber of Diaspora offers opportunities
Women entrepreneurs of the diaspora are considered an important "asset" because of their potential to expand businesses established abroad and in Albania.......

Ndërpritet shpërblimi financiar për titujt e nderit - Shqipëria i rikthehet traditës shtetërore të viteve 1919-1944
Titujt e nderit që akordohen nga Republika e Shqipërisë, nuk do të shoqërohet më me trajtim financiar për përfituesit e tyre. Kjo është risia që sjell një ligj......

1 mijë lekë në muaj për personat me aftësi të kufizuar - Manastirliu: Pjesë e rimbursimit të energjisë elektrike
Në kushtet kur çmimet në vendin tonë kanë shënuar rritje të shumta duke u vështirësuar jetesën qytetarëve, qeveria vendos të ndihmojë personat me aftësi të......

Kryeministrja Brnabiç: “Serbia nuk do të rrisë çmimet e energjisë për bizneset. Çmimet aktuale më të ulëtat në Evropë”
Çmimet e energjisë elektrike për kompanitë nuk do të rriten, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke reaguar ndaj thashethemeve se qeveria do të rrisë......

‘Treni blu’ – I pari në Europë me bateri hibride. Mund të ulë emetimet e CO2 me 50%!
Fuqia elektrike e baterisë tashmë po shpërndahet në makina dhe kamionë dhe tani, ajo po induktohet edhe në energjinë e trenave, duke zëvendësuar gjeneratorët......

Dollari ngjitet në nivelin më të lartë në 2 vite - Rezerva Federale rrit normën bazë të interesit me 75 pikë bazë
Dollari amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi Rezerva Federale rriti normën bazë......

FED rrëzon tregjet europiane - Rrit normën bazë të interesit në intervalin 3%-3.25%
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit në takimin e kësaj jave dhe pritet të ndërmarrë......

Nafta, në nivelin më të ulët në 2 javë - Ndikohet nga forcimi i dollarit dhe nga mundësitë për recesion
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë humbi rreth 1% të vlerës për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës,......