1 mijë lekë në muaj për personat me aftësi të kufizuar - Manastirliu: Pjesë e rimbursimit të energjisë elektrike

Në kushtet kur çmimet në vendin tonë kanë shënuar rritje të shumta duke u vështirësuar jetesën qytetarëve, qeveria vendos të ndihmojë personat me aftësi të kufizuar me vetëm 1.000 lekë rimbursim. Vendimin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
“Pas indeksimimit me 7.5% për mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, një tjetër vendim është marrë nga qeveria për energjinë elektrike për personat të cilat kanë status të aftësisë së kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetje për kompensimin e energjisë elektrike. Ata që e kanë këtë masë mbështetje nga statusi shkon nga 2 mijë lekë të reja në 3 mijë lekë të reja. Ndërsa përtë verbërit e kategorisë së dytë nga 1400 lekë në 2400 lekë. Ndërkohë do të dyfishohet pagesa e ndihmës ekonomike edhe për të moshuarit që janë pa pension pleqërie. Duke filluar nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë, nga ku do të përfitojnë 5700 gra,' u shpreh Manastirliu.
Dy javë më parë qeveria vendosi të riindeksojë pensionet me 6%, ndërsa për ata me aftësi të kufizuar me 7.5%. Një tjetër marrëveshje e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave e prezantuar nga zv. Ministrja e Financave Vasilika Vjero ishte edhe ajo e huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit për zhvillim urban të zonave turistike. Sipas marrëveshjes, do të lejohet ndërhyrja në zonën e Orikumit dhe Ksamilit për rikualifikim urban dhe ndërhyrje në infrastrukturë.
SCAN
Sondazh

Kryeministrja Brnabiç: “Serbia nuk do të rrisë çmimet e energjisë për bizneset. Çmimet aktuale më të ulëtat në Evropë”
Çmimet e energjisë elektrike për kompanitë nuk do të rriten, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke reaguar ndaj thashethemeve se qeveria do të rrisë......

‘Treni blu’ – I pari në Europë me bateri hibride. Mund të ulë emetimet e CO2 me 50%!
Fuqia elektrike e baterisë tashmë po shpërndahet në makina dhe kamionë dhe tani, ajo po induktohet edhe në energjinë e trenave, duke zëvendësuar gjeneratorët......

Dollari ngjitet në nivelin më të lartë në 2 vite - Rezerva Federale rrit normën bazë të interesit me 75 pikë bazë
Dollari amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi Rezerva Federale rriti normën bazë......

FED rrëzon tregjet europiane - Rrit normën bazë të interesit në intervalin 3%-3.25%
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit në takimin e kësaj jave dhe pritet të ndërmarrë......

Nafta, në nivelin më të ulët në 2 javë - Ndikohet nga forcimi i dollarit dhe nga mundësitë për recesion
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë humbi rreth 1% të vlerës për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës,......

Nis procesi i shqyrtimit të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut
Në Bruksel po zhvillohen deri më 27 shtator takimet në kuadër të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut. Procesi i......

‘Kërcen’ Dollari amerikan, fiton gati 1 pikë brenda natës – Rikuperojnë edhe Paundi e Franga
Dollari amerikan ka fituar gati 1 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 117.7 lekë dhe është shitur me 119 lekë duke kapur një rekord të ri në......

Where does the meat products we consume come from? Brazil leads. Paraguay, New Zealand, Canada, and the USA are also on the list
Albania imports 40 thousand tons of meat and byproducts per year on average. According to SCAN's analysis of Instat's foreign trade data, the import value of......