Nis procesi i shqyrtimit të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut

Në Bruksel po zhvillohen deri më 27 shtator takimet në kuadër të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut.
Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut, i njohur si "screening” ka të bëjë me plotësimin e standardeve dhe të kërkesave që duhet të përmbushë Maqedonia e Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit ka nisur me të ashtuquajturat "vlera themelore” të BE-së, që lidhen me sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, reformat në administratën publike dhe menaxhimin e financave publike.
Ky është proces i gjatë dhe kërkon përfshirje nga të gjitha ministritë, deklaroi shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shkup, Dejvid Gir, sepse fjala është për 33 kapituj për të cilët duhet të negociohet dhe shtoi se deri tani "gjithçka po ecën pozitivisht”.
Procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut përbëhet nga dy nënfaza. Në të parën Komisioni Europian do të përditësojë të drejtën relevante të BE-së. Kurse në të dytën, e cila është procesi dypalësh, shqyrtohet nëse legjislacioni i Maqedonisë Veriut përputhet me ligjet e BE-së dhe vendosen planet për përputhshmëri të mëtejshme duke ndërtuar kapacitete institucionale dhe administrative, si dhe burimet e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane. Proceset do të zbatohen sipas metodologjisë së re në nivel grupesh, në një periudhë që do të zgjasë të paktën një vit.
Zëvendëskryeministri për Çështjet Europiane, Bojan Mariçiq, tha se qeveria do të luftojë për të arritur dy qëllime të rëndësishme - qëllimin tonë të jashtëm politik për anëtarësim në BE, që të mos mbetet vetëm në letër dhe vetëm në teori, dhe e dyta është të mbrojmë identitetin tonë si maqedonas. Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare që t'i bashkohen këtij procesi të rëndësishëm. DW
E . S / SCAN
Sondazh

‘Kërcen’ Dollari amerikan, fiton gati 1 pikë brenda natës – Rikuperojnë edhe Paundi e Franga
Dollari amerikan ka fituar gati 1 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 117.7 lekë dhe është shitur me 119 lekë duke kapur një rekord të ri në......

Where does the meat products we consume come from? Brazil leads. Paraguay, New Zealand, Canada, and the USA are also on the list
Albania imports 40 thousand tons of meat and byproducts per year on average. According to SCAN's analysis of Instat's foreign trade data, the import value of......

A do të varet SHBA nga Kina si fuqi më e madhe teknologjike? - Ish-CEO i Google paralajmëron amerikanët
Një raport i ri paralajmëron se Kina së shpejti mund të jetë në gjendje të sundojë mbi ekonominë dhe ushtrinë amerikane duke përdorur teknologji më të......

Ky shtet ka regjistruar 2.5 milionë milionerë të rinj gjatë vitit të kaluar!
Numri i njerëzve të pasur në botë u rrit me një ritëm të shpejtë vitin e kaluar, i nxitur nga fitimet në tregun e aksioneve dhe çmimet e banesave. Rreth 5.2......

Britania e Madhe në mbështetje të bizneseve - Qeveria e Liz Truss prezanton planin për kufirin e çmimeve të energjisë
Kryeministrja e Britanisë së Madhe Liz Truss u shpreh se qeveria do të prezantojë një plan të ri në mbështetje të bizneseve për sa i përket faturave të......

Nga importohen produktet e mishit që konsumojmë? - Kryeson Brazili. Në listë Paraguaji, Zelanda e Re, Kanadaja e SHBA
Shqipëria importon nga jashtë mish dhe nënprodukte të tij çdo vit mesatarisht rreth 40 mijë ton që përdoren për konsum. Referuar të dhënave të tregtisë së......

5 gjoba “të rënda” për Byronë e Sigurimeve - Cënoi të dhënat personale të klientëve, “dënohet” nga Komisioneri
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur me një vlerë totale prej 1.92 milionë lekësh apo 16.500 eurosh, Byronë Shqiptare të Sigurimit për......

Bizneset e diasporës synojnë investime në Shqipëri - Samiti i Dhomës së Biznesit të Diasporës, mundësi bashkëpunimi
Gratë sipërmarrëse në diasporë konsiderohen si një një “aset” dhe potencial i rëndësishëm për të zgjeruar bizneset e ngritura jashtë vendit edhe në Shqipëri. ......