Europa Postuar më 21 Shtator 2022, 13:55

Britania e Madhe në mbështetje të bizneseve - Qeveria e Liz Truss prezanton planin për kufirin e çmimeve të energjisë

Nga SCAN TV
Britania e Madhe në mbështetje të bizneseve - Qeveria e Liz Truss

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Liz Truss u shpreh se qeveria do të prezantojë një plan të ri në mbështetje të bizneseve për sa i përket faturave të energjisë, si dhe për t’i ndihmuar ato gjatë dimrit.

Deklaratën ajo e bëri gjatë vizitës në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Britania e Madhe deklaroi se do të vendosë një kufi për koston e shitjes me shumicë të energjisë elektrike dhe gazit për bizneset, në më pak se gjysmën e normës së tregut, duke filluar nga muaji i ardhshëm. Një skemë e ngjashme është propozuar dhe për konsumatorët duke ndihmuar në këtë mënyrë në lehtësimin e presionit për shkak të cmimeve të larta të energjisë.

Truss u shpreh se cmimet e shitjes me shumicë për energjinë elektrike do të kufizoheshin në rreth 211 paundë për megavat orë dhe për gazin në 75 paund për megavat orë.

Niveli i kufirit është vendosur në më pak se gjysma e cmimeve të shitjes me shumicë të parashikuar për këtë dimër, sipas njoftimit të qeverisë. Por cmimi përfundimtar do të konfirmohet në 30 shtator.

Furnizuesit do të kompensohen për uljen e cmimeve  të energjisë që ata do i sigurojnë konsumatorëve. Skema do të zbatohet fillimisht nga 1 tetori deri në 31 mars për të gjithë përdoruesit e energjisë – jo familjarë – duke përfshirë organizatat bamirëse dhe sektorin publik si shkollat, spitalet dhe bizneset.

Truss tha se skema do të rishikohej pas gjashtë muajsh, duke shtuar se qeveria do të sigurohet që bizneset më të cënueshme si pub-et dhe dyqanet të kenë mbështetje të vazhdueshme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat