Çmimet e naftës rriten mbi 2% - Tregjet frikësohen nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë, pas deklaratës së Putin

Çmimet e naftës u rritën më shumë se 2% të mërkurën pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, duke përshkallëzuar luftën në Ukrainë dhe ngritur shqetësimet për furnizimin më të pakët të naftës dhe gazit. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 2,28 dollarë, në 92,90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u tregtua 86.16 dollarë për fuçi, me rritje 2.22 dollarë.
Putin tha se kishte nënshkruar një dekret për mobilizimin e pjesshëm duke fnisur nga e mërkura, duke pretenduar se po mbronte territoret ruse dhe se Perëndimi dëshironte të shkatërronte vendin. Sipas analistëve, përshkallëzimi I luftës do të çojë në rritjen e pasigurisë mbi furnizimet ruse të energjisë.
Kjo lëvizje mund të çojë në thirrje për veprime më agresive kundër Rusisë në drejtim të sanksioneve nga perëndimi. Sanksionet e Bashkimit Europian që ndalojnë importet e naftës së papërpunuar ruse nëpërmjet rrugëve detare do të hyjnë në fuqi më 5 dhjetor.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se nuk prisnin një përparim në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit të vitit 2015 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të kësaj jave, duke reduktuar perspektivat e rikthimit të naftës iraniane në tregun ndërkombëtar. Grupi i prodhuesve OPEC+, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe shoqëruesit përfshirë Rusinë, po furnizon tregun me 3.58 milionë fuçi në ditë më pak se objektivat e saj të prodhimit, ose rreth 3.5% të kërkesës globale. Investitorët këtë javë janë duke u përgatitur për një tjetër rritje agresive të normës së interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së, për të cilën kanë frikë se mund të çojë në recesion dhe rënie të kërkesës për karburant.
Fed pritet të rrisë normat me 75 pikë bazë për të tretën herë radhazi në përpjekjen e saj për të frenuar inflacionin. Ndërkohë, rezervat e naftës së papërpunuar dhe të karburantit në SHBA u rritën me rreth 1 milion fuçi për javën e mbyllur më 16 shtator.
SCAN
Sondazh

KESH, çmime preferenciale për OST - Energjia për humbjet në rrjet do i shitet me 73 euro/Mwh, OST “shpëton” nga çmimet e tregut
Korporata Elektorenergjetike Shqiptare do t’i shesë energji Operatorit të Sistemit të Tranmsetimit për mbulimin e humbjeve në rrjet, ndërkohë që çmimi për 1......

Të pasurit bëhen dhe më të “pasur” - 1% e popullsisë në botë zotëron 45.6% të pasurive private
1% e popullsisë më të pasur në botë ka rritur për të dytin vit rradhazi pasurinë e saj deri në nivelin e 45.6% në vitin 2021, në krahasim me 43.9% të......

Programi ekonomik i “Fratelli d’Italia” - Propozimet e Giorgia Melonit për përballimin e krizës së kostos së jetesës
Italianët do të zgjedhin qeverinë e re të dielën e 25 shtatorit. Vëmendja kryesore është përqendruar tek programet ekonomike të kandidatëve në momentin që e......

Bullgaria në kërkim të gazit - Qeveria hap tre tendera për sigurimin e rezervave të mjaftueshme
Kompania shtetërore e gazit në Bullgari, Bulgargaz, ka hapur tre tendera për gazin natyror të lëngshëm për të shmangur reduktimet gjatë dimrit dhe për të pasur......

Korrupsioni në administratë, shqiptarët u besojnë NATO-s e BE-së/ Sondazhi: Mbi 83% e të anketuarve e perceptojnë të përhapur, ose shumë të përhapur
Sondazhi më i fundit i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim zbadh perceptimin shumë të lartë të korrupsionit që ekziston mes qytetarëve ndaj......

Si "parqet e xhepit" shumëngjyrësh të Hong Kongut po rigjallërojnë hapësirat publike! (FOTOT)
Stola tetëkëndësh, rozë të ndezur dhe të shpërndarë në mënyrë asimetrike, Portland Street Rest Garden është ëndrra e një të apasionuari pas Instagram. Por ky......

Rreziku në shëndet që sjell kriza ekonomike – Çfarë duhet të dini për Listeriozën?
Sipas një sondazhi të YouGov, më shumë se gjysma e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar thonë se shëndeti i tyre është ndikuar negativisht nga rritja e kostos së......

Alarmi i AKU: KUJDES! Mos e konsumoni produktin ‘Wudy’. Rrezik serioz për shëndetin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë)......