Rreziku në shëndet që sjell kriza ekonomike – Çfarë duhet të dini për Listeriozën?

Sipas një sondazhi të YouGov, më shumë se gjysma e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar thonë se shëndeti i tyre është ndikuar negativisht nga rritja e kostos së jetesës. Rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve mund të dëmtojë shëndetin e njerëzve në shumë mënyra, por njëra prej tyre nuk diskutohet aq sa duhet. Ekspertët e sigurisë ushqimore në Britani, në një artikull për “World Economic Forum”, ngrenë shqetësimin mbi rritjen e shkallës së helmimit nga ushqimet, ku veçohet listerioza.
Listerioza është helmimi me ushqim i shkaktuar nga bakteri Listeria monocytogenes. Simptomat mund të fillojnë disa ditë pasi personi ka ngrënë ushqim të kontaminuar, ose 30 ditë më vonë. Mes shenjave përfshihet temperatura e lartë, lodhje, marrje mendsh, të vjella dhe diarre. Ndërsa për njerëzit me sistem imunitar të dobët, listerioza mund të rezultojë në përkeqësime të rënda të shëndetit.
Edhe pse numri i njerëzve që sëmuren gjatë një viti me listeriozë është i ulët, sëmundja është vdekjeprurëse. Thënë kjo, edhe nëse të sëmurët trajtohen me antibiotikë, 20-40% e të diagnostikuarve me listeriozë humbin jetën.
Listerioza zakonisht shkaktohet nga ushqimet e të gatshme që nuk kanë nevojë të gatuhen ose ringrohen, të tilla si peshku i tymosur, mishi i gatshëm, djathrat e papasterizuar, sallatat dhe sanduiçët. Hapat që mund të ndërmerren për të reduktuar rrezikun e helmimit nga ky bakter janë: Gradimi i frigoriferëve që të funksionojnë në temperatura nën 5℃, të tregohet kujdes i shtuar për t'iu përmbajtur datave të skadencës dhe duhet të ndiqen udhëzimet e kohëzgjatjes apo të ruajtjes së një ushqimi pas hapjes së paketimit.
Helmimet nga ushqimi zakonisht vijnë si rezultat i keqpërdorimit të ushqimit (prsh, ushqimi është i papërpunuar, nuk ndahet nga i gatuari, ose duart nuk lahen mjaftueshëm) që çon në kontaminim, më së shumti si pasojë e gatimit në temperatura që nuk janë mjaft të larta për të zvogëluar numrin e baktereve.
Por pse ndikon kriza ekonomike në rritjen e helmimeve? Rritja e kostos së ushqimit dhe rritja e kostos së energjisë ka një efekt të rëndësishëm në financat e familjeve. Duke marrë shkas nga kjo, shumë individë mund të vënë veten në rrezik ndaj listeriozës ose çdo helmimi ushqimor duke u përpjekur të reduktojnë përdorimin e energjisë ose shpenzimet për ushqime.
Në kohë krize, konsumatorët mund të priren të hanë më shumë ushqime që u ka kaluar data e skadencës ose mund të mbajnë në shtëpi edhe produkte që e kanë kaluar datën e rekomanduar për përdorim pas hapjes. Gjithashtu, në momente të vështira ekonomikisht, individët kanë tendencën që të ndryshojnë temperaturën e frigoriferit të tyre për të reduktuar përdorimin e energjisë elektrike. Nga sondazhet e bëra, shumë familjarë shprehen se janë gati të fikin frigoriferët për të kursyer para.
Edhe pse po kërkohet për mënyra të ndryshme kursimi, duhet të kujtojmë se ruajtja e ushqimit për një kohë të gjatë në temperaturën e gabuar mund të krijojë ambjentin perfekt për rritjen e bakterit të listeriosës në shifra të larta, aq sa për të shkaktuar helmim.
Ndaj është me rëndësi që frigoriferët të gradohen në temperatura nën 5℃ dhe të ndiqet me kujdes data e përdorimit dhe udhëzimet e kohëzgjatjes së një ushqimi pas hapjes së paketimit.
Burimi: World Economic Forum
Përshatur nga: Xhenisa Xhangoli/ SCAN

Alarmi i AKU: KUJDES! Mos e konsumoni produktin ‘Wudy’. Rrezik serioz për shëndetin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë)......

Nafta ngjitet sërish në rreth 92 dollarë - OPEC+ ul prodhimin, pritet takimi i Rezervës Federale
Nafta është kthyer në rritje të ndjeshme gjatë tregtisë europiane, duke rikuperuar të gjitha humbjet e realizuara në sesionin aziatik. Investitorët po......

Dollari i rikthehet fitimeve - Tregjet presin takimin e FED, përcaktues për ecurinë në vijim
Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të lartë në 2 vitet e fundit në sesionin e sotëm, ndërsa vendimet që do të marrë Rezerva Federale ditën e sotme......

Tregjet europiane, në rënie - Putin njofton mobilizimin e popullit për të luftuar në Ukrainë
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët në rajon po përgatitet për një tjetër rritje agresive të normave të......

BE përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës në Ukrainë!
Takimi i gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor me kreun e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell që u zhvillua në Nju Jork,......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi dhe Franga
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të ndjeshme këtë të mërkurë pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 117 lekë dhe shitet me 118.4 lekë sipas......

Economic Freedom: Albania is ranked 26th in the world — We climb the rankings, but we go down in scores
According to the data published by the "Fraser Institute," Albania ranks 26th among 165 countries in the "Index of Economic Freedom". This ranking places us......

Exporters are the only ones winning in the current crisis- Export prices this year have increased twice as much as imports
The price increase has had a visible effect on foreign trade numbers, reporting double-digit growth in both exports and imports for months. As a result, these......