BE përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës në Ukrainë!

Takimi i gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor me kreun e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell që u zhvillua në Nju Jork, ku po mbahet sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kishte në fokus ndikimin që ka në rajon lufta në Ukrainë.
Josep Borrell u premtoi shteteve të Ballkanit Perëndimor se Bashkimi Europian, do t'i ndihmojë ata për të rritur sigurinë energjetike dhe për të adresuar "kërcënimet hibride, përfshirë edhe ato kibernetike”.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra e Borrell thuhet se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si do të mund të adresojnë së bashku pasojat dëmtuese të luftës së Ukrainës mbi çmimet e ushqimit dhe energjisë, stabilitetit dhe sigurisë në Europë dhe botë”.
"Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor do të qëndrojnë së bashku në përballje me sfidat që sjell lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës në nivel botëror. BE-ja e përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”.
Në takimin me Borrell merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pas takimit shkroi, se "në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, Kosova i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe se askush në rajon nuk duhet t`i shërbej si satelit asaj për destabilizim të rajonit”. Serbia është vendi i rajonit që refuzon t'i vendosë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Europian.
E . S / SCAN
Sondazh

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi dhe Franga
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të ndjeshme këtë të mërkurë pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 117 lekë dhe shitet me 118.4 lekë sipas......

Economic Freedom: Albania is ranked 26th in the world — We climb the rankings, but we go down in scores
According to the data published by the "Fraser Institute," Albania ranks 26th among 165 countries in the "Index of Economic Freedom". This ranking places us......

Exporters are the only ones winning in the current crisis- Export prices this year have increased twice as much as imports
The price increase has had a visible effect on foreign trade numbers, reporting double-digit growth in both exports and imports for months. As a result, these......

Oferta e dytë më e madhe e Gjermanisë në histori: Volkswagen, 75 miliardë euro për Porsche!
Kompania prestigjioze e makinave Volkswagen po synon një vlerësim deri në 75 miliardë euro për prodhuesin e makinave sportive luksoze Porsche, duke e bërë këtë......

Si të mbroni portofolin tuaj nga inflacioni sipas shefit të pasurisë së bankës më të madhe europiane!
Njerëzit në mbarë botën po kërkojnë mënyra për të mbrojtur veten nga ndikimi i inflacionit të lartë dhe të pasurit nuk bëjnë përjashtim nga ky fenomen.......

Fenomeni i papunësisë strukturore në Shqipëri - Shifrat/ Mospërputhja mes profilit të të papunëve dhe vendeve të lira!
Kërkesat e punëkërkuesit nuk përshtaten plotësisht me ofertën e prezantuar nga punëdhënësi, që njihet ndryshe edhe si papunësi strukturore Ky është përfundimi......

Kim: Sulmet kibernetike dashakeqe, do ndihmojmë Shqipërinë - Mbahet konferenca “Qytetet Inteligjente”. Veliaj: Duhet siguruar mbrojtja e sistemeve
Në konferencën “Qytetet Inteligjente”, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim tha se vendet duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur qytetarët nga sulmet......

Rritet kërkesa për vaj ulliri ekstra të virgjër - Qendroi më “besnik” në çmim se produktet e tjera
Rritje a çmimeve mesa duket nuk i ka prekur të gjitha produktet në të njëjtin nivel dhe mund të thuhet që ka qenë më e ndjeshme tek ato produkte që kanë pasur......