Shqipëria Postuar më 20 Shtator 2022, 13:59

Fenomeni i papunësisë strukturore në Shqipëri - Shifrat/ Mospërputhja mes profilit të të papunëve dhe vendeve të lira!

Nga SCAN TV
Fenomeni i papunësisë strukturore në Shqipëri - Shifrat/

Kërkesat e punëkërkuesit nuk përshtaten plotësisht me ofertën e prezantuar nga punëdhënësi, që njihet ndryshe edhe si papunësi strukturore Ky është përfundimi për papunesinë që Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka nxjerrë duke u bazuar në të dhënat e 6 mujorit të parë të 2022 për vendin tonë.

Mungesa e arsimit dhe kualifikimit apo grupmosha e madhe e punëkërkuesve kanë bërë që një qytetar i vendit tonë të mbetet i papunë. Këta indikator si pasojë kanë ndikuar në pengimin e integrimit në tregun e punës të punëkërkuesve.

Në zyrat e punës për 6 mujorin e parë janë regjistruar 75.849 të papunë.  Arsimi është dhe faktori kryesor që e penalizon një shqiptar të punësohet. Për SCAN TV Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bënë të ditur se më së shumti punëkërkuesit janë me arsim 9 vjeçar rreth 56% e tyre, të cilët të pakualifikuar apo pa një profesion nuk kategorizohen për ndonjë nga vendet e punës të shpallura nga punëdhënësi. Nga këta të papunë mosha mbizotëruese rezulton mosha aktive mbi 40 vjeç rreth  64% e tyre dhe 54% janë femra.

Ndërkohë nga ana tjetër një përqinndje po të lartë të paraqitur në zyrat e punës si të papunë janë dhe kryefamiljarët. Rreth 35% e të papunëve janë kryefamiljarë. Pavarësisht numrit të lartë të të papunëve rreth 75.849 persona, gjatë periudhës Janar- Korrik 2022 në Zyrat e Punësimit u shpallën 23,229 vende të lira pune ose 84% më shumë se e njëjta periudhë krahasuar me një vit më parë.

Nëse ndalemi në qytete, numrin më të lartë të të papunëve e shënon Lezha e pasuar nga Vlora dhe Durrësi. Sipas INSTAT papunësia krahasuar me një vit më parë shënon rënie. Në tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3,8 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,8 pikë përqindje.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat