Kundërshtimet për garat tenderuese - Regjistrohen 532 ankesa në KPP, mbi 61% kontestojnë vlerësimin e ofertave

Hartimi i kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo kontestimet në vlerësimin e ofertave kanë detyruar 532 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat i përkasin 8-mujorit të parë të këtij vitit, ku sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN numri i ankesave gjatë fazës së vlerësimit të ofertave dominon, kundrejt atyre të depozituara për kundërshtime mbi dokumentet e tenderit.
Përgjatë periudhës janar – gusht, 61.5% e ankesave janë depozituar pikërisht pët të kundërshtuar vlerësimin për shpalljen e kompanisë fituese, ndërkohë që pjesa tjetër prej 38.5% janë ankesa për dokumentet standarde të tenderit. Më konkretisht, përgjatë 8 - mujorit janë depozituar 205 ankesa për dokumentet standarde të tenderit dhe 327 ankesa për vlerësimin e ofertave, teksa vetëm përgjatë muajit gusht u regjistruan në total 83 ankesa.
Ndërkaq, referuar vendimmarrjeve të Komisionit të Prokurimit Publik, rezulton se një pjesë e madhe e tyre janë janë pranuar, duke iu dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vendosjes së kritereve për të marrë pjesë apo për t’u kualifikuar në një tender për punë, mallra apo shërbime.
Po ashtu, kjo nënkupton se institucionet shtetërore, nuk kanë ndjekur hapat e duhur ligjorë në drejtim të hartimin të kritereve të tenderit. Ndërkaq, nuk mungojnë as rastet kur Komisioni i Prokurimit Publik iu ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vlerësimit të ofertave, duke pranuar ankesat e tyre.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Vendi që po i tregon botës se si të kursejë ujin!
Temperaturat përvëluese dhe raportet për mungesën e ujit janë fenomenet më të përfolura të verës dhe muajve që do të pasojnë, pasi thatësira e shkaktuar nga......

Para të padeklaruara në kufi/ Sekuestrohen 21 mijë paund në Rinas
Për të dytën herë brenda pak orësh, strukturat e Policisë Kufitare kanë bllokuar sasi parash të padeklaruara në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas......

Kënaqësia e punës nga shtëpia - Trendi pritet të zgjasë dhe të përhapet dhe më shumë në të ardhmen
Pas përfundimit të stinës së verës, shumë punëdhënës po përpiqen të rikthejnë në zyra stafet e tyre, për të rikrijuar situatën e para pandemisë. Që nga fillimi......

Liria ekonomike, Shqipëria e 26-ta në botë - Ngjitemi në renditje, por përkeqësohemi në pikëzim
Shqipëria renditet në vend të 26-të mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2022, tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fraser......

Më shumë ndihmë për pandeminë se për krizën energjetike - Si përballuan situatën e pandemisë sipërmarrjet në Itali
Dy vite pandemi si dhe dy vite të tmerrshme për ekonominë. Mbylljet e gjata të bareve, restoranteve, hoteleve, pishinave dhe palestrave. Megjithatë, shteti......

Eksportuesit, të fituarit e krizës - Çmimet e eksporteve këtë vit janë rritur dy herë më shumë se të importeve
Ndërkohë që rritja e çmimeve ka pasur padiskutim efekt të dukshëm në shifrat e tregtisë së jashtme, duke e nxitur të raportojë prej muajsh me radhë një rritje......

Ngadalësohet ekonomia në Gjermani - Situata pritet të përkeqësohet në dimër prej mungesës së gazit
Ekonomia gjermane po tkurret dhe ndoshta do të përkeqësohet në muajt e dimrit për shkak të reduktimit dhe racionimit të konsumit të gazit. Lajmi u konfirmua......

Europa përgatitet për krizën energjetike - Vendet marrin masat për të përballuar dimrin
Qeveritë europiane kanë prezantuar masa të reja për të përballuar mungesa të mundshme energjetike këtë dimër dhe po shpejtojnë të përmirësojnë rrjetet......