Më shumë ndihmë për pandeminë se për krizën energjetike - Si përballuan situatën e pandemisë sipërmarrjet në Itali

Dy vite pandemi si dhe dy vite të tmerrshme për ekonominë. Mbylljet e gjata të bareve, restoranteve, hoteleve, pishinave dhe palestrave. Megjithatë, shteti social në Itali qëndroi në këmbë, duke rritur borxhin publik i cili kaloi 150% në raport me PBB-në.
Por ekonomia nisi të rimëkëmbet, dhe në 2021-shin rritja ekonomike ishte 6.6%. mijëra sipërmarrje të vogla dhe të mesme tejkaluan emergjencën falë fondeve të dhëna nga qeveria për të përballuar një sfidë deri atëherë të paimagjinueshme. Të dhënat e publikuara nga Agjencia e të Ardhurave në vend konfirmojnë se ishin 2.45 milion përfitues të ndihmave të ndryshme në vitin 2020, dhe 2.25 milion në vitin 2021. Ndërkohë që janë më shumë se 9.38 miliard euro të shpërndara në vitin e parë të pandemisë dhe 15.34 miliard euro në të dytin, për një total prej 24.7 miliard euro.
Porthuajse gjysma kësaj shumë është fondi i siguruar nga ekzekutivi italian në dy dekretet e para për krizën aktuale energjitike, i cili është rreth 14 miliard euro. Ndërsa ishin trembëdhjetë masa, në dy vitet në fjalë, gjatë pandemisë, të cilat mandatuan Agjencinë e të Ardhurave të kryente pagesat në llogaritë rrjedhëse të marrësve.
Rajoni që ka përfituar më shumë fonde në vitin 2021 ka qenë Lombardia me mbi 3 miliard euro, Lazio me 1.6 miliard, Veneto 1.4 e kështu me rradhë. Jo rastësisht janë rajonet më të rëndëishme për sa i përket popullsisë dhe pranisë së aktiviteteve ekonomike. Numri i përfituesve në vitin 2020 ishte më i lartë se ai i vitit pasardhës, por sasia e burimeve lëvizi në drejtim të kundërt, me një barrë mbi llogaritë publike prej rreth 6 miliard eurosh në vitin e dytë të Covid. Shenjë se ndërhyrjet janë shtuar, por janë bërë edhe më selektive. Të drejtuara tek ata që i duheshin. Sfida aktuale është ajo e energjisë.
SCAN
Sondazh

Eksportuesit, të fituarit e krizës - Çmimet e eksporteve këtë vit janë rritur dy herë më shumë se të importeve
Ndërkohë që rritja e çmimeve ka pasur padiskutim efekt të dukshëm në shifrat e tregtisë së jashtme, duke e nxitur të raportojë prej muajsh me radhë një rritje......

Ngadalësohet ekonomia në Gjermani - Situata pritet të përkeqësohet në dimër prej mungesës së gazit
Ekonomia gjermane po tkurret dhe ndoshta do të përkeqësohet në muajt e dimrit për shkak të reduktimit dhe racionimit të konsumit të gazit. Lajmi u konfirmua......

Europa përgatitet për krizën energjetike - Vendet marrin masat për të përballuar dimrin
Qeveritë europiane kanë prezantuar masa të reja për të përballuar mungesa të mundshme energjetike këtë dimër dhe po shpejtojnë të përmirësojnë rrjetet......

Tregtia e jashtme nën presionin e çmimeve - Rritje dy shifrore në vlerë gjatë gushtit, por bie në volum
Shifrat e gushtit vijonë të konfirmojnë “fryrjen” e tregtisë së jashtme si pasojë e rritjes së çmimeve. Kështu, eksportet gjatë gushtit prekën vlerën e 35......

Si e kursejnë grekët energjinë? - Vendi nuk heq dorë nga ndriçimi publik. Qytetarët e paguajnë atë shërbim!
Disa bashki në Greqi kanë arritur që me anë të disa rregullimeve minimale të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike me 10%. Një prej tyre është Argyroupoli......

Aramco paralajmëron Europën - “Planet për krizën energjetike janë vetëm një zgjidhje afatshkurtër”
Kreu i gjigantit shtetëror saudit të naftës Aramco, u shpreh se planet e Europës për mbrojtjen e konsumatorëve përballë faturave të larta të energjisë si dhe......

Apple rrit çmimet në disa vende - Vendimi për shkak të përforcimit të dollarit përballë monedhave të tjera
Apple konfirmoi se do të ketë rritje të mëdha të çmimeve të aplikacioneve dhe berjeve përmes aplikacioneve në disa vende të Europës deri në Azi, në mbrojtje të......

Emigrantë nga Filipinet e Bangladeshi?! Një propozim alternativ: Kërkojmë 20 mijë punonjës, qeveria të reformojë asistencën sociale!
Industria me material porositësi po përballet me një fluks në rritje të kerkesës nga vendet europiane e cila arrin në 130 për qind, si rrjedhojë e luftës në......