Aramco paralajmëron Europën - “Planet për krizën energjetike janë vetëm një zgjidhje afatshkurtër”

Kreu i gjigantit shtetëror saudit të naftës Aramco, u shpreh se planet e Europës për mbrojtjen e konsumatorëve përballë faturave të larta të energjisë si dhe taksat ndaj kompanive të energjisë nuk janë zgjidhje afatgjate apo të frytshme për krizën globale të energjisë.
Kreu ekzekutiv Amin Nasser, u shpreh gjatë një forumi në Zvicër se ngrirja apo kufizimi i faturave të energjisë mund të ndihmojë konsumatorët për një kohë të shkurtër, por nuk drejtohet rreth shkaqeve reale dhe nuk është një zgjidhje afatgjatë. Ai shtoi se taksimi i kompanive të energjisë në një kohë që kërkohet rritja e prodhimit të tyre, gjithashtu nuk është aspak një ndihmë.
Qeveritë në Europë kanë grumbulluar qindra miliarda euro në ulje taksash, ndihmash dhe subvencionesh për t’u përballur me një krizë energjitike që po rrit inflacionin, duke i detyruar industritë që të ndërpresin prodhimin për të shmangur faturat e larta dimrit.
Sipas planeve të Bashkimit Europian të prezantuara një javë më parë, fitimet e tepërta të kompanive të energjisë do të shpërndahen për të lehtësuar barrën e konsumatorëve.
Nasser, i cili kryeson eksportuesin më të madh në botë të naftës, tha se vazhdimi i nën-investimit në sektorin e hidrokarbureve në një kohë kur alternativat ndaj lëndëve djegëse fosile nuk ishin ende të gatshme, ishte ndër shkaqet kryesore të problemit. Ai theksoi se konflikti në Ukrainë sigurisht që ka intensifikuar efektet e krizës energjetike, por nuk është shkaku kryesor. Sipas tij dhe sikur konflikti të përfundonte sot, kriza nuk do të mbaronte.
Aramco ka investuar për të rritur kapacitetin e naftës të mbretërisë në 13 milionë fuçi në ditë deri në vitin 2027, por Nasser paralajmëroi se investimet globale në hidrokarbure ishin ende, "shumë pak, shumë vonë dhe shumë afatshkurtra". Sipas tij mungesa e investimit vjen në një kohë kur kapaciteti i lirë është i pakët dhe kërkesa konsiderohet "mjaft e shëndetshme" pavarësisht nga erërat e forta ekonomike.
SCAN
Sondazh

Apple rrit çmimet në disa vende - Vendimi për shkak të përforcimit të dollarit përballë monedhave të tjera
Apple konfirmoi se do të ketë rritje të mëdha të çmimeve të aplikacioneve dhe berjeve përmes aplikacioneve në disa vende të Europës deri në Azi, në mbrojtje të......

Emigrantë nga Filipinet e Bangladeshi?! Një propozim alternativ: Kërkojmë 20 mijë punonjës, qeveria të reformojë asistencën sociale!
Industria me material porositësi po përballet me një fluks në rritje të kerkesës nga vendet europiane e cila arrin në 130 për qind, si rrjedhojë e luftës në......

Resorti i parë në botë në formë hëne - Pas Burj Khalifa, Dubai do të realizojë projektin 5 miliardë dollarësh! (FOTOT)
Kompania kanadeze arkitekturore, "Moon World Resorts (MWR)", ka propozuar ndërtimin e resortit për 5 miliardë dollarë amerikanë. Resorti do të ndërtohet për......

PROFIL/ ADAM SMITH: Vizioni modern për pasurimin e kombeve!
Evropa e shekullit të 18-të po përjetonte revolucion. “Fara e mbjellë” nga Rene Dekarti në 1637-ën po lulëzonte fara. Në mbyllje të veprës së tij ‘Diskutim për......

Tregu i monedhave, në qëndrueshmëri - Investitorët presin FED, norma e interesit do të rritet me të paktën 75 pikë bazë
Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, por megjithatë po qëndron shumë pranë nivelit më të lartë në dy dekadat e fundit, përballë shportës......

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Vendimet e FED dhe Bankës së Anglisë, në fokus të tregjeve
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të një dite më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka......

Costs and emigration "extinguish" livestock in Albania - Hoxha: Milk production on the wane, consumers "forced" to pay
The increasing costs have caused some breeders to abandon herds of cattle, which has resulted in less raw material for milk processing factories. On the other......

Nafta, e qëndrueshme pranë 92 dollarë - Mundësia për recesion do të dëmtojë edhe kërkesën për “arin e zi”
Nafta po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale, e cila do të rrisë normat e interesit......