Bota Postuar më 20 Shtator 2022, 10:06

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Vendimet e FED dhe Bankës së Anglisë, në fokus të tregjeve

Nga SCAN TV
Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Vendimet e FED dhe Bankës së

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të një dite më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.9%, ndërsa sektori i udhëtimeve realizon fitimet më të mëdha në rritje me 2.1%.

Megjithatë, kujdesi është i lartë pasi tregjet po presin takimin 2-ditor të Rezervës Federale në SHBA. Gjithashtu, investitorët do të jenë të fokusuar te fitimet tremujore të korporatave, për tremujorin e tretë të vitit, por edhe çmimet e prodhimit në Gjermani për gushtin.

Inflacioni në Shtetet e bashkuara të Amerikës për muajin gusht rezultoi në rritje vjetore prej 8.3%, duke shtuar presionin ndaj bankës qëndrore që të rrisë normën bazë të interesit me të paktën 75 pikë bazë, në takimin e kësaj jave. Gjithashtu, investitorët janë në pritje edhe të të dhënave mbi prodhimin industrial në Eurozonë për muajin korrik.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat