Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2022, 15:59

Sa do t’u kushtojë energjia familjeve me formulën e re? Përllogaritja e Tabakut: Rritet 4 herë për 100 mijë familje

Nga SCAN TV

Qeveria shqiptare ka njoftuar se do të aplikojë njëj skemë të re për faturimin e energjisë elektrike. Sipas qeverisë, kjo skemë prek vetëm ato që konsumojnë më shumë se 800 kilovatë në muaj. Por deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në një reagim publik deklaron se janë 100 mijë familje me të ardhura mesatare që do të pësojnë një rritje çmimi deri në 4 herë.

“Rritet deri në 4 herë çmimi për 100 mijë familje të shtresës së mesme. Ka një rregull të artë në ekonomi; gjatë krizës mos rrit taksat. Fatkeqësisht ky është rregulli artë i kësaj qeverie: gjatë krizës transfero koston e keq qeverisjes, korrupsionit te qytetarët!” shkruan Tabaku dukje iu referuar skemës së re të njoftuar nga qeveria. Ndërkohë, reagimin e saj Tabaku e shoqëron edhe me një tabelë përllogaritje.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat