OKB, 10 miliardë euro për fëmijët - Program i ri financiar për edukimin e tyre në vendet në zhvillim

Kombet e bashkuara prezantuan një mekanizëm të ri për të edukuar fëmijët në gjendje të vështirë në vendet në zhvillim.
Fondi ndërkombëtar financiar për arsimin synon të ndihmojë vendet me të ardura të ulëta ose mesatare – ku jetojnë rreth 700 milion fëmijë që nuk shkojnë në shkollë – që të përmirësojnë arsimin, por dhe edukimin e refugjatëve dhe të zhvendosurve.
I konfirmuar në samitit për transformimin e edukimit të Kombeve të bashkuara, skema prej 10 miliard eurosh nuk është një fond i ri, por një mekanizëm për të rritur burimet në dispozicion të bankave shumëpalëshe për të ofruar financim arsimor me kosto të ulët.
Shkollat me burime të pamjaftueshme, mësuesit e pakualifikuar dhe të keqpaguar, klasat e mbipopulluara dhe kurrikulat arkaike po dëmtojnë aftësinë e fëmijëve për të arritur potencialin e tyre të plotë, sipas raportit të OKB-së. Sipas tij arsimi, tashmë "në krizë", po goditet nga pasojat e Covid-19, që ka shkaktuar mbyllje të zgjatura të shkollave, ndërsa ka reduktuar aksesin në arsimim cilësor.
Dy të tretat e vendeve kanë shkurtuar buxhetet e tyre të arsimit që nga fillimi i pandemisë, sipas OKB-së.
Kombinuar me efektet e krizës klimatike dhe luftërave në mbarë botën, UNICEF tani vlerëson se vetëm një e treta e 10-vjeçarëve janë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë një histori të thjeshtë të shkruar.
Pak më pak se dy miliardë euro janë vënë në dispozicion për mekanizmin e ri financiar, të prezantuar në Nju Jork. Tetë miliardë më shumë priten deri në vitin 2030.
SCAN
Sondazh

Algjeria, furnizuesi i parë i Italisë me gaz - Do të dërgojë 4 miliardë metra kub shtesë përpara dimrit
Nuk do të ketë asnjë vështirësi për Algjerinë në të ardhmen për të eksportuar më shumë gaz në Itali. Kompania energjetike më e madhe në Itali, Eni ka bërë një......

Sejko me numrin 2 të FMN: Bankat në Shqipëri të konsoliduara dhe me likuiditet! BSH e gatshme për çdo lloj ndërhyrje për stabilitetin e çmimeve
Sistemi bankar në vend ka njohur konsolidim dhe është karakterizuar nga tregues të qëndrueshëm financiarë dhe likuiditet i bollshëm për të mbështetur......

Frika e recesionit ul çmimet e naftës - Lehtësimi i kufizimeve të COVID-19 në Kinë pritet të rrisin kërkesën
Çmimet e naftës ranë të hënën pasi frika për një recesion global shkaktoi shqetësime se rritja e kërkesës për karburant do të ngadalësohet. Kontratat e së......

Çmimi i lartë i bukës në Europë shënon rekord - Në muajin gusht, rritje prej 18% në krahasim me një vit më parë
Të dhënat e raportit më të fundit tëEurostat konfirmojnë se cmimi aktual i bukës është më i larti i regjistruar ndonjëherë. Shkaku kryesor mbetet lufta në......

Komisioni Europian merr “pushtetin” e emergjencës - Rregulla të reja për krizën e furnizimit në tregun e përbashkët
Kompanitë me bazë në Europë mund të jenë të detyruara t’i japin prioritet prodhimit të produkteve kryesore si dhe të krijojnë rezerva me mallra sipas projekt......

Maqedonia e Veriut, 400 milionë dollarë nga turizmi - Mbi 2.6 milionë turistë kanë zgjedhur të vizitojnë vendin!
Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit në Maqedonin e Veriut, Ljupço Janevski, konfirmoi se turizmi mund ta mbyllë vitin me mbi 400......

Vendet e varfra, taksë globale për të pasurat? - Objektivi, financimi i humbjeve dhe dëmeve të shkaktuar nga ndryshimi i klimës
Vendet më të varfra në botë po përgatiten të përballen me ekonomitë më të pasura për sa i përket një kërkese për financim të menjëhershëm – mundësisht duke......

Kostot dhe emigracioni “shuajnë” blegtorinë në Shqipëri - Hoxha: Prodhimi i qumështit në rënie, e “paguajnë” konsumatorët
Kostot në rritje të blegtorëve kanë bërë që të braktisin tufat e bagëtive dhe si rrjedhim të ketë më pak lëndë të parë për fabrikat e përpunimit të qumështit.......