Rajoni Postuar më 19 Shtator 2022, 14:13

Maqedonia e Veriut, 400 milionë dollarë nga turizmi - Mbi 2.6 milionë turistë kanë zgjedhur të vizitojnë vendin!

Nga SCAN TV
Maqedonia e Veriut, 400 milionë dollarë nga turizmi - Mbi 2.6

Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit në Maqedonin e Veriut, Ljupço Janevski, konfirmoi se turizmi mund ta mbyllë vitin me mbi 400 milionë dollarë të ardhura, ndërkohë që mbi 2.6 milion turistë kanë zgjedhur të vizitojnë vendin.

Ai publikoi tabelën e të dhënave për tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, duke konfirmuar rritjen me 46%, thënë në shifra mbi 106 milionë dollarë.

Të ardhurat e përfituara nga ofrimi i shërbimeve në tremujorin e dytë të vitit 2022 shënojnë rritje në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2021, prej 12.1%, sipas Entit Shtetëror të Statistikave.

Në tremujorin e dytë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, ka një rritje në pjesën më të madhe të departamenteve dhe më e larta është në departamentin e agjencive turistike, operatorëve turistikë dhe shërbimeve të tjera të rezervimit, si dhe veprimtarive të lidhura me to. Ndërkohë, rritje është shënuar dhe në objektet akomoduese prej 46.2% dhe në veprimtaritë për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit, ku rritja është 44.4 %.

SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video