Shiu “nuk shpëton” KESH-in - Rreshjet e fundit rritën vetëm 2 metra Fierzën, hapet tender i radhës për blerje energjie

Rrejshet e ditëve të fundit sollën një përmirësim të lehtë të situatës në Kaskadën e Drinit, teksa rezerva energjetike u rrit me vetëm 43 Gwh, ndërsa niveli i Liqenit të Fierzës, 2 metra.
Sipas të dhënave të raportuara nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, në datën 19 shtator rezerva energjetike arriti në 483 Gwh, nga 440 Gwh që ishte 4 ditë më parë, duke mbetur në nivele të përgjysmuara në raport me fillimin e muajit korrik të këtij viti. Në fillim të muajit korrik ky tregues ishte 1012 GWh, ndërkohë që rënia në përgjatë periudhës korrik – shtator është mbi 50%.
Rënia e nivelit të rezervës energjetike nënkupton se është prodhuar energji, për plotësimin e nevojave konsumatore, por ndryshimi i vlerave në formë kaq të ndjeshme dhe të shpjetë u kritikuar vitin e kaluar nga Enti Rregullator i Energjisë, që theksoi se në këtë formë nuk garantohet siguria energjetike e vendit. Gjithsesi, prodhimi i energjinë në Kaskadën e Drinit kjo nuk ka frenuar importet, që i kanë kushtuar buxhetit të KESH miliona euro.
Vetëm për shtatorin, fatuara arriti në 34.63 mln euro, ndërkohë që kjo vlerë parashikohet të rritet duke qenë se të hënën KESH hapi një tjetër tender për blerjen e një sasie prej 12 000 Mwh.
Paralelisht, çmimet energjisë ne Bursën e Hungarisë i janë rikthyer rritjes, pas 2 ditësh që shënuan rënie të ndjeshme, teksa tregu i datës 19 shtator u mbyll me një çmim mesatar prej 276.67 euro/Mwh. Që nga fillimi i vitit, fatura për blerjen e energjisë arrin në 284.63 mln euro.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Sa u rrit realisht çmimi i vajit vegjetal në import? - Qytetarët nuk hoqën dorë nga “produkti i luksit”, u rrit kërkesa për konsum
Pavarësisht se vaji i lulediellit dhe ai i misrit u konsideruan si produkte “luksi” gjatë gjithë kësaj periudhe të krizës ku dhe patën një rritje të lartë të......

Inflacioni po bën që ari të ‘shndrijë’ më shumë - Aktualisht një gram kushton 55 euro. Rritja me 70 % në 2 vite
Aktualisht një gram ar 24 karat kushton 55 euro, ndërsa vlera e tij pritet të rritet dhe më shumë deri në fillim të vitit 2023. Në dy vitet e fundit vlera e......

Europianët “shpërngulen” në Spanjë - 500 mijë persona nga 98 vende të ndryshme shmangin koston e energjisë
Diell, det dhe fatura energjetike më pak të shtrenjta. Rritet numri i europianëve që transferohen në Spanjë për shkak të kostos së lirë të jetesës, përfshirë......

Çfarë po e shkakton rritjen e çmimit të bukës në Europë? Konfirmimi i EUROSTAT
Buka, një nga produktet kryesore ushqimore, kushton 18 % më shumë në vendet europiane sesa 1 vit më parë. Kjo certifikohet nga Eurostat, që e konsideron këtë......

OKB, 10 miliardë euro për fëmijët - Program i ri financiar për edukimin e tyre në vendet në zhvillim
Kombet e bashkuara prezantuan një mekanizëm të ri për të edukuar fëmijët në gjendje të vështirë në vendet në zhvillim. Fondi ndërkombëtar financiar për......

Algjeria, furnizuesi i parë i Italisë me gaz - Do të dërgojë 4 miliardë metra kub shtesë përpara dimrit
Nuk do të ketë asnjë vështirësi për Algjerinë në të ardhmen për të eksportuar më shumë gaz në Itali. Kompania energjetike më e madhe në Itali, Eni ka bërë një......

Sejko me numrin 2 të FMN: Bankat në Shqipëri të konsoliduara dhe me likuiditet! BSH e gatshme për çdo lloj ndërhyrje për stabilitetin e çmimeve
Sistemi bankar në vend ka njohur konsolidim dhe është karakterizuar nga tregues të qëndrueshëm financiarë dhe likuiditet i bollshëm për të mbështetur......

Frika e recesionit ul çmimet e naftës - Lehtësimi i kufizimeve të COVID-19 në Kinë pritet të rrisin kërkesën
Çmimet e naftës ranë të hënën pasi frika për një recesion global shkaktoi shqetësime se rritja e kërkesës për karburant do të ngadalësohet. Kontratat e së......