Çfarë po e shkakton rritjen e çmimit të bukës në Europë? Konfirmimi i EUROSTAT

Buka, një nga produktet kryesore ushqimore, kushton 18 % më shumë në vendet europiane sesa 1 vit më parë. Kjo certifikohet nga Eurostat, që e konsideron këtë rritje si ‘enorme’, duke e krahasuar me gushtin e vitit të kaluar kur çmimi kishte rënë me 3 % kundrejt 12 muajve paraardhës.
Arsyeja kryesore është lufta në Ukrainë, që ka shkaktuar një shtrenjtim të përgjithshëm të çmimit të energjisë. Furrat e bukës konsumojnë një sasi të madhe elektriciteti, çka bën që ato të paguajnë edhe më shumë për prodhimin e bukës.
Në këtë shtrenjtim kontribuon edhe rritja e çmimit të grurit për faktin se të dy vendet e përfshira në luftë janë eksportues të mëdhenj. Megjithatë, çmimi i grurit ka nisur të shënojë një rënie të lehtë që prej mujit qershor, çka do të thotë sde ndikimin më të madh në këtë rritje po e jep shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Rekordi i shtrenjtimit mbahet nga Hungari ka rritja ka shkuar me 66 %, e ndjekur nga Lituania me 33 % më shumë në krahasim me 12 muaj më parë. Në këtë mënyrë, raporti i Eurostat konfirmon zyrtarisht trendin shqetësues të një rritje të papërballueshme të çmimeve të produkteve ushqimore.
SCAN
Sondazh

OKB, 10 miliardë euro për fëmijët - Program i ri financiar për edukimin e tyre në vendet në zhvillim
Kombet e bashkuara prezantuan një mekanizëm të ri për të edukuar fëmijët në gjendje të vështirë në vendet në zhvillim. Fondi ndërkombëtar financiar për......

Algjeria, furnizuesi i parë i Italisë me gaz - Do të dërgojë 4 miliardë metra kub shtesë përpara dimrit
Nuk do të ketë asnjë vështirësi për Algjerinë në të ardhmen për të eksportuar më shumë gaz në Itali. Kompania energjetike më e madhe në Itali, Eni ka bërë një......

Sejko me numrin 2 të FMN: Bankat në Shqipëri të konsoliduara dhe me likuiditet! BSH e gatshme për çdo lloj ndërhyrje për stabilitetin e çmimeve
Sistemi bankar në vend ka njohur konsolidim dhe është karakterizuar nga tregues të qëndrueshëm financiarë dhe likuiditet i bollshëm për të mbështetur......

Frika e recesionit ul çmimet e naftës - Lehtësimi i kufizimeve të COVID-19 në Kinë pritet të rrisin kërkesën
Çmimet e naftës ranë të hënën pasi frika për një recesion global shkaktoi shqetësime se rritja e kërkesës për karburant do të ngadalësohet. Kontratat e së......

Çmimi i lartë i bukës në Europë shënon rekord - Në muajin gusht, rritje prej 18% në krahasim me një vit më parë
Të dhënat e raportit më të fundit tëEurostat konfirmojnë se cmimi aktual i bukës është më i larti i regjistruar ndonjëherë. Shkaku kryesor mbetet lufta në......

Komisioni Europian merr “pushtetin” e emergjencës - Rregulla të reja për krizën e furnizimit në tregun e përbashkët
Kompanitë me bazë në Europë mund të jenë të detyruara t’i japin prioritet prodhimit të produkteve kryesore si dhe të krijojnë rezerva me mallra sipas projekt......

Maqedonia e Veriut, 400 milionë dollarë nga turizmi - Mbi 2.6 milionë turistë kanë zgjedhur të vizitojnë vendin!
Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit në Maqedonin e Veriut, Ljupço Janevski, konfirmoi se turizmi mund ta mbyllë vitin me mbi 400......

Vendet e varfra, taksë globale për të pasurat? - Objektivi, financimi i humbjeve dhe dëmeve të shkaktuar nga ndryshimi i klimës
Vendet më të varfra në botë po përgatiten të përballen me ekonomitë më të pasura për sa i përket një kërkese për financim të menjëhershëm – mundësisht duke......