Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2022, 14:47

Sa u rrit realisht çmimi i vajit vegjetal në import? - Qytetarët nuk hoqën dorë nga “produkti i luksit”, u rrit kërkesa për konsum

Nga SCAN TV
Sa u rrit realisht çmimi i vajit vegjetal në import? -

Pavarësisht se vaji i lulediellit dhe ai i misrit u konsideruan si produkte “luksi” gjatë gjithë kësaj periudhe të krizës ku dhe patën një rritje të lartë të çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë, kjo nuk ka sjellë rënie të konsumit nga ana e qytetarëve.

SCAN TV ka siguruar dhe analizuar shifrat e importeve përgjatë periudhës Janar-Gusht të këtij viti, dhe vihet re se krahasuar me një vit më parë, importi i vajit të lulediellit i destiniuar për konsum të brendshëm është rritur me 1.37 pë qind në sasi dhe afro 37 për qind në vlerë. Konkretisht në 8 muaj janë importuar 14.7 mijë ton vaj luledielli, sasi për të cilën është paguar 3.37 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro. Por si ka ndryshuar çmimi për litër gjatë kësaj periudhe?

Ajo që  vihet re se çmimi i vajit është rritur me 34.6 për qind për litër apo 58.6 lekë më shumë nga cfarë është blërë një vit më parë.  Ndërkohë trend në rritje me rreth 14.8 për qind në sasi ka pasur edhe importi i vajit të misrit, edhe pse ka një çmim edhe më të lartë se ai i lulediellit.

Në 8 muaj janë importuar 679 ton dhe janë paguar 195 milionë lekë apo 1.7 milionë euro. E thënë ndryshe, një litër vaj misri përgjatë këtij viti ka kushtuar mesatarisht 287.4 lekë, dhe është rritur afro 82.8 lekë më shumë se një vit më parë ose 40.45 për qind.

Ndërkohë që çmimi final për konsumatorët është edhe më i lartw për shkak së përfshihen edhe kosto të tjera të bizneseve që importojnë dhe shesin këtë produkt si dhe fitimi i tyre. Në markete një litër vaj luledielli tregtohet mesatarisht 370 lekë, ndërsa vaji i misrit tregtohet në mbi 450 lekë për litër.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat