Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2022, 15:00

Transferimi i licencave të energjisë - ERE miraton tarifat e reja për prodhimin, tregtimin e furnizimin. Ulen me 50%!

Nga SCAN TV
Transferimi i licencave të energjisë - ERE miraton tarifat e reja

Transferimi i licencave në sektorin e energjisë elektrike do të kushtojë më pak. Enti Rregulator i Energjisë miratoi pak ditë më parë tarifat e reja, që për shumicën e veprimtraive përkthehen në 50% më pak nga tarifat që ishin në fuqi deri më tani.

Më konkretisht trasferimi i licenëns për prodhimin e energjisë eletkrike do të kushtojë 250 mijë lekë, ndërkohë që trasferimi i licencave të tregtimit të energjisë elektrike shkon në 20 mijë lekë. Ulje kanë pësuar edhe tarifat për licenncimin nga e para në veprimtarinë e furnizimit dhe në sistemet e mbyllura të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Referuar vendimit të miratuar në datën 1 shtator, për t’u licencuar në këto veprimtari, subjektet e interesuar do të paguajnë 500 mijë lekë, nga 1 mln lekë që ishte deri më tani.

Kjo ulje vjen në një kohë kur kërkesat për të ushtruar aktivitet në veprimtrainë e furnizimit me energji elektrike mund të jenë në rritje, për shkak të liberalzimit të tregut të energjisë dhe shkëputjes nga OSHEE nga një numër i konsiderueshëm biznesesh.

Ndërkohë që, ndryshime tarifash janë bërë edhe në drejtim të licencimit në veprimtrainë e prodhimit të energjisë elektrike, ku deri më tani paguhej në varësi të kapacitetit të instaluar.

Më konkretisht, sipas rregullores aktuale për çdo MW paguhej 30 mijë lekë, ndërkohë që me ndryshimet e fundit marrja e licencës do të kushtojë 500 mijë lekë, plus 250 mijë lekë për çdo central shtesë.

Ola Mitre / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat