Apple rrit çmimet në disa vende - Vendimi për shkak të përforcimit të dollarit përballë monedhave të tjera

Apple konfirmoi se do të ketë rritje të mëdha të çmimeve të aplikacioneve dhe berjeve përmes aplikacioneve në disa vende të Europës deri në Azi, në mbrojtje të marzheve të saj në një kohë që monedhat kryesore po shënojnë rënie përballë dollarit amerikan.
Klientët në vendet që përdorin euron, si ata në Suedi, Japoni, Kore e Jugut, Egjipt, Malajzi, Pakistan dhe Vietnam do të përballen me rritje çmimesh duke filluar që nga data 5 tetor.
Vendimi dhe për Vietnamin pasqyron rregulloret e reja vendore rreth mbledhjes së taksave, sqaroi Apple. Por nuk tha se pse çmimet do të rriten diku tjetër, por dollari i fortë mund të jetë një shtytës kryesor.
Në Japoni cmimet po rriten me 30%, një rritje që pason dobësimin dramatik të jenit këtë vit.
Apple në fillim të kësaj vere rriti çmimet në të gjitha gamat e saj Mac, iPhone dhe iPad për të llogaritur pabarazinë në monedhë. Euro ka pësuar një fat të ngjashëm, duke u tregtuar tashmë pothuajse baraz dollarit amerikan, duke treguar shenja dobësie të mëtejshme.
Sipas ekspertëve nuk është hera e parë që Apple ndërmerr një masë të tillë, por kjo e fundit është shumë e fuqishme. Kjo lëvizje cmimesh do të ndihet kryesisht nga zhvilluesit e lojërave dhe aplikacioneve në tregjet e prekura nga vendimi.
Njerëzit, tani më shumë se asnjëherë, mund të hezitojnë më shumë për të kryer blerje përmes aplikacionit dhe zhvilluesit do të detyrohen të jenë më kreativë për sa i përket cmimeve në të ardhmen.
Zhvilluesit e aplikacioneve tashmë kanë rritur cmimet gjatë vitit të kaluar, sipas një studimi të pavarur. Cmimi mesatar i blerjeve përmes aplikacionit u rrit 40% në korrik në krahasim me të njëjtin muaj në 2021-shin.
Korniza e re e Apple do t'i lejojë zhvilluesit të mbajnë pajtimtarët ekzistues të cdo shërbimi abonimi që ata ofrojnë në nivelet aktuale të çmimeve, tha kompania. App Store është një shtytës kryesor i të ardhurave për kompaninë me bazë në Kaliforni.
Apple, iPhone 14 i të cilit doli në shitje këtë muaj anembanë globit, raportoi të ardhura nga shërbimet që për pak humbën vlerësimet në qershor.
Shefi ekzekutiv Tim Cook pranoi në një intervistë për Bloomberg se kompania po përballej me "disa butësi" dhe një ekonomi më të ngadaltë, por tha se ai priste që të ardhurat të rriteshin përsëri në tremujorin e katërt. Ndonëse po ecën më mirë se disa kolegë të teknologjisë, Apple është bërë më i kujdesshëm.
Prodhuesi i iPhone po planifikon të ngadalësojë punësimin dhe shpenzimet për disa ekipe në vitin 2023.
SCAN
Sondazh

Emigrantë nga Filipinet e Bangladeshi?! Një propozim alternativ: Kërkojmë 20 mijë punonjës, qeveria të reformojë asistencën sociale!
Industria me material porositësi po përballet me një fluks në rritje të kerkesës nga vendet europiane e cila arrin në 130 për qind, si rrjedhojë e luftës në......

Resorti i parë në botë në formë hëne - Pas Burj Khalifa, Dubai do të realizojë projektin 5 miliardë dollarësh! (FOTOT)
Kompania kanadeze arkitekturore, "Moon World Resorts (MWR)", ka propozuar ndërtimin e resortit për 5 miliardë dollarë amerikanë. Resorti do të ndërtohet për......

PROFIL/ ADAM SMITH: Vizioni modern për pasurimin e kombeve!
Evropa e shekullit të 18-të po përjetonte revolucion. “Fara e mbjellë” nga Rene Dekarti në 1637-ën po lulëzonte fara. Në mbyllje të veprës së tij ‘Diskutim për......

Tregu i monedhave, në qëndrueshmëri - Investitorët presin FED, norma e interesit do të rritet me të paktën 75 pikë bazë
Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, por megjithatë po qëndron shumë pranë nivelit më të lartë në dy dekadat e fundit, përballë shportës......

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Vendimet e FED dhe Bankës së Anglisë, në fokus të tregjeve
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të një dite më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka......

Costs and emigration "extinguish" livestock in Albania - Hoxha: Milk production on the wane, consumers "forced" to pay
The increasing costs have caused some breeders to abandon herds of cattle, which has resulted in less raw material for milk processing factories. On the other......

Nafta, e qëndrueshme pranë 92 dollarë - Mundësia për recesion do të dëmtojë edhe kërkesën për “arin e zi”
Nafta po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale, e cila do të rrisë normat e interesit......

A ia vlejnë përfitimet e tunelit më të gjatë nënujor në botë kundrejt dëmeve që ai shkakton?!
Me mbi 18 km gjatësi, Lidhja Fikse e Brezit Fehmarn - tuneli hekurudhor dhe rrugor më i gjatë nënujor në botë, i cili do të lidhë Gjermaninë dhe Danimarkën -......