Eksportuesit, të fituarit e krizës - Çmimet e eksporteve këtë vit janë rritur dy herë më shumë se të importeve

Ndërkohë që rritja e çmimeve ka pasur padiskutim efekt të dukshëm në shifrat e tregtisë së jashtme, duke e nxitur të raportojë prej muajsh me radhë një rritje dyshifrore, si në eksport, ashtu edhe në import, muajt e krizës kanë treguar se në një farë mënyrë Shqipëria po përfiton, ose më saktë eksportuesit shqiptar, pasi çmimet në raport me peshën kanë pësuar një rritje ndjeshëm më të lartë në eksport se sa në import. Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Instat shohim se norma e mbulimit, pra pesha që zënë eksportet ndaj importeve në 8 muajt e parë të këtij viti ka prekur një rekord të ri historik, duke u ngjitur pranë 54%. Asnjëherë më parë gjatë kësaj periudhe kohore nuk ishte regjistruar një normë e tillë.
Norma prej 54% do të thotë se eksportet gjatë këtij viti, në vlerë, përfaqësojnë diçka më shumë se gjysmën e vlerës së importeve. Gjatë 8-mujorit të parë të vitit të kaluar kjo normë fiksohej pranë 47.8%. Në 8-mujorin e 2020-tës fiksohej pranë 45% dhe në 2019-tën pranë 46.6%. Në rast se do t`i referohemi viteve të kaluara si të plota ndërkohë, norma e mbulimit të eksporteve ndaj importeve nga viti 2013 deri në vitin 2019-të varion mes 30-40%, ndërkohë që nga vitit 2000 deri në vitin 2012 raportohet mes 22% dhe 40%, me një kthesë domethënëse të regjistruar në vitin 2010-të.
Brenda të njëjtës analizë sa i përket ndikim të krizës te eksportet dhe te importet shohim se gjatë gushtit, eksportet shqiptare kanë kushtuar mesatarisht 117 lekë për kilogram, ndërkohë që në gushtin e vitit të kaluar kushtonin vetëm 67 lekë për kilogram. Pra, kemi të bëjmë me një rritje pranë 74.6%. Ndërkohë, importet në gusht kushtonin mesatarisht 172.18 lekë për kilogram, ndërsa një vit më parë, 126.9 lekë për kilogram, për nëj rritje prej 35.6%.
Në rast se analizën do ta bënim për të 8-të muajt e parë të vitit, shohim një situatë edhe më të thelluar. Çmimet e produkteve të eksportuara këtë vit kanë qenë rreth 132.5 lekë për kilogram, nga vetëm 73.7 lekë për kg që ishin gjatë 8 muajve të parë të vitit të kaluar, duke u rritur kështu me 79.8%. Sa i përket importeve ndërkohë, cmimi për kilogram këtë vit është rritur nga 136.7 lekë për kg në 185 lekë për kg, prej vetëm 35.4%.
Shifrat tregojnë qartë se çmimi i eksporteve shqiptare është rritur me një hap dy herë më të lartë se ai i importeve, çka duket të jetë një ndër aspektet e pakta pozitive të krizës së çmimeve.
Pra, shifrat e gushtit, por edhe ato të 8-mujorit të parë të këtij viti, sinjalizojnë se në këto kohë krize, me rritje të ndjeshme të çmimeve, më shumë po përfitojnë produktet “Made in Albania”, pra eksportet, se sa importet. Por, duhet të kemi parasysh edhe faktin se kjo tendencë nuk është homogjene, pra jo në të gjithë sektorët, siç është vënë re me bujqësinë, ku çmimet e eksportit për kg kanë regjistruar këtë vit një rritje mjaft modeste, sidomos krahasuar me rritjen e produkteve të importit.
Ndërkohë, sektorë të tjerë, si ai fason regjistrojnë terma të larta rritje të eksporteve, sidomos në vlerë, por bëhet fjalë për një industri që nuk sjell një vlerë të shtuar me peshë për ekonominë shqiptare, pavarësisht shifrave të tregtisë së jashtme.
SCAN
Sondazh

Ngadalësohet ekonomia në Gjermani - Situata pritet të përkeqësohet në dimër prej mungesës së gazit
Ekonomia gjermane po tkurret dhe ndoshta do të përkeqësohet në muajt e dimrit për shkak të reduktimit dhe racionimit të konsumit të gazit. Lajmi u konfirmua......

Europa përgatitet për krizën energjetike - Vendet marrin masat për të përballuar dimrin
Qeveritë europiane kanë prezantuar masa të reja për të përballuar mungesa të mundshme energjetike këtë dimër dhe po shpejtojnë të përmirësojnë rrjetet......

Tregtia e jashtme nën presionin e çmimeve - Rritje dy shifrore në vlerë gjatë gushtit, por bie në volum
Shifrat e gushtit vijonë të konfirmojnë “fryrjen” e tregtisë së jashtme si pasojë e rritjes së çmimeve. Kështu, eksportet gjatë gushtit prekën vlerën e 35......

Si e kursejnë grekët energjinë? - Vendi nuk heq dorë nga ndriçimi publik. Qytetarët e paguajnë atë shërbim!
Disa bashki në Greqi kanë arritur që me anë të disa rregullimeve minimale të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike me 10%. Një prej tyre është Argyroupoli......

Aramco paralajmëron Europën - “Planet për krizën energjetike janë vetëm një zgjidhje afatshkurtër”
Kreu i gjigantit shtetëror saudit të naftës Aramco, u shpreh se planet e Europës për mbrojtjen e konsumatorëve përballë faturave të larta të energjisë si dhe......

Apple rrit çmimet në disa vende - Vendimi për shkak të përforcimit të dollarit përballë monedhave të tjera
Apple konfirmoi se do të ketë rritje të mëdha të çmimeve të aplikacioneve dhe berjeve përmes aplikacioneve në disa vende të Europës deri në Azi, në mbrojtje të......

Emigrantë nga Filipinet e Bangladeshi?! Një propozim alternativ: Kërkojmë 20 mijë punonjës, qeveria të reformojë asistencën sociale!
Industria me material porositësi po përballet me një fluks në rritje të kerkesës nga vendet europiane e cila arrin në 130 për qind, si rrjedhojë e luftës në......

Resorti i parë në botë në formë hëne - Pas Burj Khalifa, Dubai do të realizojë projektin 5 miliardë dollarësh! (FOTOT)
Kompania kanadeze arkitekturore, "Moon World Resorts (MWR)", ka propozuar ndërtimin e resortit për 5 miliardë dollarë amerikanë. Resorti do të ndërtohet për......