Tregtia e jashtme nën presionin e çmimeve - Rritje dy shifrore në vlerë gjatë gushtit, por bie në volum

Shifrat e gushtit vijonë të konfirmojnë “fryrjen” e tregtisë së jashtme si pasojë e rritjes së çmimeve. Kështu, eksportet gjatë gushtit prekën vlerën e 35 miliardë lekëve, në rritje me 48.1% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë që importet arritën në 80 miliardë lekë, 30.8% më të larta se një vit më parë. Në terma mujorë ndërkohë, pra krahasuar me korrikun, edhe importet edhe eksportet regjistrohen në rënie. Përgjatë të gjithë 8-mujorit, eksportet rezultojnë 41% më të larta se 8 muajt e parë të vitit të kaluar, në vlerë, ndërsa importet 24.8% më të larta.
Por, nëse tregtinë e jashtme do ta analizonim në peshë, për ta zhveshur nga efekti i çmimeve, shohim se, eksportet kanë rënë me 15% në gusht të këtij viti, krahasuar me gushtin e një viti më parë, ndërsa importet kanë rënë me 3.6%. Kjo tendencë është vënë re për muaj me radhë gjatë këtij viti, ku në vlerë tregtia e jashtme raporton rritje dyshifrore, ndërsa në peshë rezulton me rënie.
Sa i përket kontributit të grupeve kryesore, shohim se në drejtim të eksporteve dhe importeve, kryesojnë zërat që kanë pasur edhe rritjen më të lartë të çmimeve, si “Minerale, lënde djegëse dhe energji elektrike”, apo “Materiale Ndërtimi dhe Metale”. Shifrat tregojnë gjithashtu një zgjerim të ndjeshëm të industrisë fasone, duke qenë se “tekstile dhe këpucë” regjistrojnë rritje të ndjeshme si në eksport ashtu edhe në import, në vlerë.
Sa i përket vendeve partnere ndërkohë, eksportet gjatë gushtit kanë pësuar rritjen më të madhe vjetore me: Italinë, Gjermaninë dhe Spanjën. Eksportet në drejtim të Spanjës janë rritur me plot 411%, tregon Instat. Nga ana tjetër, vihet re se Kosova është në listën e 3 vendeve partnere me rënien më të madhe vjetore të eksporteve prej rreth 9%. Dy vendet e tjera janë: Maqedonia e Veriut dhe Kina. Në drejtim të importeve vëmë re se rritjen më të madhe e regjistron: Turqia, Kina dhe Greqia, ndërsa rënien më të madhe: Italia, Gjermania dhe Austria.
SCAN
Sondazh

Si e kursejnë grekët energjinë? - Vendi nuk heq dorë nga ndriçimi publik. Qytetarët e paguajnë atë shërbim!
Disa bashki në Greqi kanë arritur që me anë të disa rregullimeve minimale të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike me 10%. Një prej tyre është Argyroupoli......

Aramco paralajmëron Europën - “Planet për krizën energjetike janë vetëm një zgjidhje afatshkurtër”
Kreu i gjigantit shtetëror saudit të naftës Aramco, u shpreh se planet e Europës për mbrojtjen e konsumatorëve përballë faturave të larta të energjisë si dhe......

Apple rrit çmimet në disa vende - Vendimi për shkak të përforcimit të dollarit përballë monedhave të tjera
Apple konfirmoi se do të ketë rritje të mëdha të çmimeve të aplikacioneve dhe berjeve përmes aplikacioneve në disa vende të Europës deri në Azi, në mbrojtje të......

Emigrantë nga Filipinet e Bangladeshi?! Një propozim alternativ: Kërkojmë 20 mijë punonjës, qeveria të reformojë asistencën sociale!
Industria me material porositësi po përballet me një fluks në rritje të kerkesës nga vendet europiane e cila arrin në 130 për qind, si rrjedhojë e luftës në......

Resorti i parë në botë në formë hëne - Pas Burj Khalifa, Dubai do të realizojë projektin 5 miliardë dollarësh! (FOTOT)
Kompania kanadeze arkitekturore, "Moon World Resorts (MWR)", ka propozuar ndërtimin e resortit për 5 miliardë dollarë amerikanë. Resorti do të ndërtohet për......

PROFIL/ ADAM SMITH: Vizioni modern për pasurimin e kombeve!
Evropa e shekullit të 18-të po përjetonte revolucion. “Fara e mbjellë” nga Rene Dekarti në 1637-ën po lulëzonte fara. Në mbyllje të veprës së tij ‘Diskutim për......

Tregu i monedhave, në qëndrueshmëri - Investitorët presin FED, norma e interesit do të rritet me të paktën 75 pikë bazë
Dollari amerikan është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, por megjithatë po qëndron shumë pranë nivelit më të lartë në dy dekadat e fundit, përballë shportës......

Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Vendimet e FED dhe Bankës së Anglisë, në fokus të tregjeve
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të një dite më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka......