Shqipëria Postuar më 20 Shtator 2022, 12:07

Para të padeklaruara në kufi/ Sekuestrohen 21 mijë paund në Rinas

Nga SCAN TV
Para të padeklaruara në kufi/ Sekuestrohen 21 mijë paund në

Për të dytën herë brenda pak orësh, strukturat e Policisë Kufitare kanë bllokuar sasi parash të padeklaruara në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë bllokuar 21 mijë e 550 paund të padeklaruara. Paratë iu bllokuan një 28 vjeçari, rezident në Angli.

Një ditë më parë, Policia njoftoi se në pikën kufitare të Morinës u bllokuan 15 mijë e 500 euro të padeklaruara.

Referuar njoftimit, Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një automjet brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan paratë e padeklaruara. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin nga Kosova.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat