Liria ekonomike, Shqipëria e 26-ta në botë - Ngjitemi në renditje, por përkeqësohemi në pikëzim

Shqipëria renditet në vend të 26-të mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2022, tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fraser Institute”. Kjo renditje e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në krye të vendeve të rajonit, por gjithatshu vendi ynë kryeson edhe disa prej shteteve më të zhvilluara në Europë duke u klasifikuar mes shteteve me të lira. Ky indeks mat masën gjithëpërfshirëse të qëndrueshmërisë së institucioneve dhe politikat ekonomike të një vendi. Liria ekonomike, sipas raportit është një koncept i bazuar në pronësinë vetjake.
Të dhënat e indeksit tregojnë se shkalla e lirisë ekonomike matet në pesë fusha të gjera të cilat përfshijnë Shpenzimet e Qeverisë dhe Normat e taksave, Sistemi Juridik dhe të Drejtat Pronësore, Qëndrueshmëria e monedhës vendase, Liri për Tregti Ndërkombëtare dhe Rregullatori i kredisë, punës dhe biznesit. Raporti thekson se të dhënat në këtë edicion i referohen vitit 2020. Megjithatë, edhe pse renditet në vend të 26-të dhe krahasuar me vitin 2019-të është ngjitur me 5 pozicione të dhënat tregojnë se vendi ynë është përkeqësuar në pikëzim. Nga 7.79 pikë gjatë vitit 2019-të, në 7.64 pikë përgjatë vitit 2020.
Nëse do të analizonim pesë fushat mbi të cilat ndërtohet ky indeks shohim se Shqipëria ka poziocionimin më të mirë sa i përket qëndrueshmërisë së monedhës duke u renditur në vend të katërt, megjithëse krahasuar me vitin 2019-të kemi rënë me dy pozicione. Një pozicion tjetër pozitiv ruajmë sa i përket lirisë për tregti ndërkombëtare duke u renditur në vend të 14-të. Sa i përket shpenzimeve të qeverisë Shqipëria renditet në vend të 27 mes 165 vendeve në total. Renditje jo shumë pozitive kemi në fushat e sistemit juridik dhe të drejtave pronësore ku pozicionohemi në vend të 78-të dhe rregullatorit të kredisë, punës dhe biznesit në vend të 75-të.
Në nivel rajoni, vend i cili ndjek Shqipërinë në këtë renditje është Mali i Zi në vend të 40 me 7.46 pikë të grumbulluara. Në fund të rajonit gjejmë të pozicionuar Bosnje Hercgovinën në vend të 89-të. Këtë indeks e kryeson Kina me 8.59 pikë, ndjekur nga Singapori dhe Zvicra. Në vend të fundit gjejmë të renditura vende si Venezuela dhe Sudani.
SCAN
Sondazh

Më shumë ndihmë për pandeminë se për krizën energjetike - Si përballuan situatën e pandemisë sipërmarrjet në Itali
Dy vite pandemi si dhe dy vite të tmerrshme për ekonominë. Mbylljet e gjata të bareve, restoranteve, hoteleve, pishinave dhe palestrave. Megjithatë, shteti......

Eksportuesit, të fituarit e krizës - Çmimet e eksporteve këtë vit janë rritur dy herë më shumë se të importeve
Ndërkohë që rritja e çmimeve ka pasur padiskutim efekt të dukshëm në shifrat e tregtisë së jashtme, duke e nxitur të raportojë prej muajsh me radhë një rritje......

Ngadalësohet ekonomia në Gjermani - Situata pritet të përkeqësohet në dimër prej mungesës së gazit
Ekonomia gjermane po tkurret dhe ndoshta do të përkeqësohet në muajt e dimrit për shkak të reduktimit dhe racionimit të konsumit të gazit. Lajmi u konfirmua......

Europa përgatitet për krizën energjetike - Vendet marrin masat për të përballuar dimrin
Qeveritë europiane kanë prezantuar masa të reja për të përballuar mungesa të mundshme energjetike këtë dimër dhe po shpejtojnë të përmirësojnë rrjetet......

Tregtia e jashtme nën presionin e çmimeve - Rritje dy shifrore në vlerë gjatë gushtit, por bie në volum
Shifrat e gushtit vijonë të konfirmojnë “fryrjen” e tregtisë së jashtme si pasojë e rritjes së çmimeve. Kështu, eksportet gjatë gushtit prekën vlerën e 35......

Si e kursejnë grekët energjinë? - Vendi nuk heq dorë nga ndriçimi publik. Qytetarët e paguajnë atë shërbim!
Disa bashki në Greqi kanë arritur që me anë të disa rregullimeve minimale të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike me 10%. Një prej tyre është Argyroupoli......

Aramco paralajmëron Europën - “Planet për krizën energjetike janë vetëm një zgjidhje afatshkurtër”
Kreu i gjigantit shtetëror saudit të naftës Aramco, u shpreh se planet e Europës për mbrojtjen e konsumatorëve përballë faturave të larta të energjisë si dhe......

Apple rrit çmimet në disa vende - Vendimi për shkak të përforcimit të dollarit përballë monedhave të tjera
Apple konfirmoi se do të ketë rritje të mëdha të çmimeve të aplikacioneve dhe berjeve përmes aplikacioneve në disa vende të Europës deri në Azi, në mbrojtje të......