Si të mbroni portofolin tuaj nga inflacioni sipas shefit të pasurisë së bankës më të madhe europiane!

Njerëzit në mbarë botën po kërkojnë mënyra për të mbrojtur veten nga ndikimi i inflacionit të lartë dhe të pasurit nuk bëjnë përjashtim nga ky fenomen. Nuno Matos, CEO i pasurisë dhe bankingut personal i HSBC, tha se investitorët globalë "nuk ishin aq aktivë sa dikur", me shumë prej tyre që aktualisht kërkojnë të shesin ato që i shohin si baste më të rrezikshme dhe "të blejnë më shumë mbrojtje për portofolet e tyre.”
Inflacioni po ushtron presion të jashtëzakonshëm mbi familjet në mbarë botën pasi ato përballen me kosto më të larta të jetesës, si dhe duke po ‘shtrydh’ marzhet e shumë bizneseve. Ekonomitë po ngecin dhe frika nga recesioni po shtohet e aksionet po vuajnë si pasojë. Tregjet globale kanë rënë me më shumë se 20% deri më tani këtë vit.
Kjo ka bërë që bankat qendrore të rrisin normat e interesit "me një shkallë që nuk është parë gjatë pesë dekadave të fundit", sipas Bankës Botërore.
Matos tregoi se si banka më e madhe e Europës po i këshillonte klientët e saj, të cilët përfshijnë investitorë me vlerë të lartë neto dhe investitorë retail-i, që të luanin nëmbrojtje. Si fillim, diversifikimi për një kohë të gjatë një nga rregullat e arta të investimit nuk është thjesht i këndshëm për t'u pasur, por "i detyrueshëm", tha ekzekutivi.
Ai gjithashtu sugjeroi investitorët të eksplorojnë stoqet "vlerë" kundrejt stoqeve "rritje", në thelb duke i dhënë përparësi kompanive të mëdha me pjesë të qëndrueshme të tregut dhe pagesa të shëndetshme për aksionarët mbi bizneset e tjera me rritje të shpejtë.
Edhe pse shumë njerëz shesin aktive, "ju duhet të vazhdoni të investoni", tha Matos, duke vënë në dukje efektet negative të mbajtjes së parave të gatshme gjatë një periudhe me inflacion të lartë.
Bankieri tha gjithashtu se ekipi i tij ishte pozitiv ndaj fuqisë së dollarit amerikan, pjesërisht sepse mendonte se ekonomia amerikane kishte "përballuar stuhinë më mirë se, për shembull, ekonomia europiane". Dollari amerikan është ngjitur afër nivelit më të lartë në 20 vjet, ndërkohë që shumë monedha të tjera kanë rënë.
Matos tha gjithashtu se investitorët mund ta përdorin këtë kohë për të hyrë në tendencat që po bëhen më të rëndësishme dhe që janë këtu për të qëndruar, të tilla si kërkesa për pavarësi energjetike dhe zgjidhje të zinxhirit të furnizimit.
Ai parashikon që modeli aktual i mbajtjes midis investitorëve të zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm, kur tregjet të kenë një kuptim më të mirë se si do të stabilizohen normat e interesit dhe do të kenë "disa hapësira frymëmarrjeje".
Sondazh

Fenomeni i papunësisë strukturore në Shqipëri - Shifrat/ Mospërputhja mes profilit të të papunëve dhe vendeve të lira!
Kërkesat e punëkërkuesit nuk përshtaten plotësisht me ofertën e prezantuar nga punëdhënësi, që njihet ndryshe edhe si papunësi strukturore Ky është përfundimi......

Kim: Sulmet kibernetike dashakeqe, do ndihmojmë Shqipërinë - Mbahet konferenca “Qytetet Inteligjente”. Veliaj: Duhet siguruar mbrojtja e sistemeve
Në konferencën “Qytetet Inteligjente”, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim tha se vendet duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur qytetarët nga sulmet......

Rritet kërkesa për vaj ulliri ekstra të virgjër - Qendroi më “besnik” në çmim se produktet e tjera
Rritje a çmimeve mesa duket nuk i ka prekur të gjitha produktet në të njëjtin nivel dhe mund të thuhet që ka qenë më e ndjeshme tek ato produkte që kanë pasur......

Kundërshtimet për garat tenderuese - Regjistrohen 532 ankesa në KPP, mbi 61% kontestojnë vlerësimin e ofertave
Hartimi i kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo kontestimet në vlerësimin e ofertave kanë detyruar 532 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit......

Vendi që po i tregon botës se si të kursejë ujin!
Temperaturat përvëluese dhe raportet për mungesën e ujit janë fenomenet më të përfolura të verës dhe muajve që do të pasojnë, pasi thatësira e shkaktuar nga......

Para të padeklaruara në kufi/ Sekuestrohen 21 mijë paund në Rinas
Për të dytën herë brenda pak orësh, strukturat e Policisë Kufitare kanë bllokuar sasi parash të padeklaruara në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas......

Kënaqësia e punës nga shtëpia - Trendi pritet të zgjasë dhe të përhapet dhe më shumë në të ardhmen
Pas përfundimit të stinës së verës, shumë punëdhënës po përpiqen të rikthejnë në zyra stafet e tyre, për të rikrijuar situatën e para pandemisë. Që nga fillimi......

Liria ekonomike, Shqipëria e 26-ta në botë - Ngjitemi në renditje, por përkeqësohemi në pikëzim
Shqipëria renditet në vend të 26-të mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2022, tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fraser......