Korrupsioni në administratë, shqiptarët u besojnë NATO-s e BE-së/ Sondazhi: Mbi 83% e të anketuarve e perceptojnë të përhapur, ose shumë të përhapur

Sondazhi më i fundit i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim zbadh perceptimin shumë të lartë të korrupsionit që ekziston mes qytetarëve ndaj institucioneve tona publike, në një kohë që shqiptarët vijojnë të kenë besim te NATO apo Bashkimi Evropian. Në sondazhin që kryhet për të nëntin vit radhazi nga ky institut, Organizatat si NATO (73.2%), OKB (71.4%), dhe BE (71.3%) e ruajtën renditjen e tyre si institucionet më të besuara në Shqipëri, pavarësisht një rënieje krahasuar me vitin 2020.
Perceptim krejt i kundërt rezulton sa i përket institucioneve shqiptare, qofshin ato qendrore apo lokale. Sipas sondazhit, 83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje të tillë.
Pesë institucionet që u renditën si më të korruptuarat në 2021 ishin gjyqësori, ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor, administrata publike, institucionet vendore dhe policia.
IDM raporton se 11% e 2500 të anketuarve në sondazh kishin qenë dëshmitarë të rasteve të korrupsionit në nivel qeverisjeje qendrore dhe 18.5% në qeverisjen vendore. Po ashtu, 29.4% e qytetarëve që kishin marrë një shërbim nga qeveria vendore në 2021 (N=1672) raportuan se i kishin paguar ryshfet një zyrtari publik të këtij niveli.
Ndërkohë që me mosbesim shqiptarët kanë parë jo vetëm institucionet shqiptare, por edhe politikën. Presidenti (23.5%), partitë politike (26.4%), gjykatat (27.7%) dhe prokuroria (28.4%) ishin institucionet më pak të besuara në 2021.
Në një kohë që bie në sy rritja e besimit te reforma në drejtësi. Rreth 35% e të anketuarve besonin se reforma në drejtësi po zbatohet me korrektësi dhe 57% besonin se reforma do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin e vendit. Të dy këto shifra patën një rritje me 6 dhe 4 pikë përqindjeje (pp) përkatësisht, krahasuar me 2020.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Si "parqet e xhepit" shumëngjyrësh të Hong Kongut po rigjallërojnë hapësirat publike! (FOTOT)
Stola tetëkëndësh, rozë të ndezur dhe të shpërndarë në mënyrë asimetrike, Portland Street Rest Garden është ëndrra e një të apasionuari pas Instagram. Por ky......

Rreziku në shëndet që sjell kriza ekonomike – Çfarë duhet të dini për Listeriozën?
Sipas një sondazhi të YouGov, më shumë se gjysma e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar thonë se shëndeti i tyre është ndikuar negativisht nga rritja e kostos së......

Alarmi i AKU: KUJDES! Mos e konsumoni produktin ‘Wudy’. Rrezik serioz për shëndetin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë)......

Nafta ngjitet sërish në rreth 92 dollarë - OPEC+ ul prodhimin, pritet takimi i Rezervës Federale
Nafta është kthyer në rritje të ndjeshme gjatë tregtisë europiane, duke rikuperuar të gjitha humbjet e realizuara në sesionin aziatik. Investitorët po......

Dollari i rikthehet fitimeve - Tregjet presin takimin e FED, përcaktues për ecurinë në vijim
Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të lartë në 2 vitet e fundit në sesionin e sotëm, ndërsa vendimet që do të marrë Rezerva Federale ditën e sotme......

Tregjet europiane, në rënie - Putin njofton mobilizimin e popullit për të luftuar në Ukrainë
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët në rajon po përgatitet për një tjetër rritje agresive të normave të......

BE përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës në Ukrainë!
Takimi i gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor me kreun e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell që u zhvillua në Nju Jork,......

Rritje e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohen ndjeshëm Dollari, Paundi dhe Franga
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të ndjeshme këtë të mërkurë pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 117 lekë dhe shitet me 118.4 lekë sipas......