Programi ekonomik i “Fratelli d’Italia” - Propozimet e Giorgia Melonit për përballimin e krizës së kostos së jetesës

Italianët do të zgjedhin qeverinë e re të dielën e 25 shtatorit. Vëmendja kryesore është përqendruar tek programet ekonomike të kandidatëve në momentin që e gjithë bota po përballet me krizën e kostos së jetesës.
Plani i një prej kandidateve kryesore, Giorgia Meloni e Fratelli d’Italia, quhet “Gati për të ringritur Italinë”, dhe përbëhet nga 25 pika. Temat e prekura janë të shumta që nga reforma fiskale, bonusi i bebeve deri tek përditësimi i planit kombëtar të rimëkëmbjes dhe rezistencës.
Vetë Meloni e cila synon postin e kryeministres, zgjedh ta quajë “Plani i fluturimit”, pasi sipas saj në një plan të tillë vendoset objektivi, zgjidhet rruga dhe përgatitet nisja. Sipas konservatorëve italianë, burimet e fondeve europiane dhe të planit kombëtar të rimëkëmbjes duhen përdorur në mënyrë më efikase. Objektivi kryesor është mbështetja e fuqisë blerëse të italianëve dhe sistemit sipërmarrës në vend. Një pikë tjetër ka të bëjë me punësimin e të rinjve dhe një pension i denjë për të moshuarit.
Për sa i përket bonusit të bebes dhe mbështetjes së familjes, një nga propozimet është futja progresive e koeficientit familjar: pra një sistem taksimi që merr në konsideratë numrin e anëtarëve të familjes. Gjithashtu sipas këtij programi, shteti do të ndihmojë me 300 euro në muaj për vitin e parë të jetës së cdo fëmije dhe 260 euro në vitin e dytë deri në moshën 18 vjec. Ndër propozimet e bëra nga partia e Melonit janë edhe ato që kanë të bëjnë me shtëpinë. Është e nevojshme - thuhet në dokument - "të alokohen më shumë burime në Fondin e Garancisë për blerjen e banesës së parë për çiftet e reja që kanë një punësim jo të sigurtë. Asnjë taksë e re për shtëpinë e parë dhe zero taksa për 100 mijë eurot e para për blerjen e banesës së parë.
Objektivi i Fratelli d’Italia është përditësimi i përqendruar i planit kombëtar për rimëkëmbjen dhe rezistencën, përballë krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe rritjes së cmimeve të lëndëve të para, duke rimodeluar burimet italiane. Synimi më i rëndësishëm është siguria energjitike në mënyrë që vendi të jetë i pavarur nga gazi rus, dhe qytetarët të mos vuajnë reduktimin apo ndërprerjen e energjisë.
Gjithashtu propozohet dhe një një pakt tatimor për vendin. Ulja e barrës tatimore për bizneset dhe familjet përmes një reforme që synon barazinë: zgjerimi i taksës së sheshtë duke hequr TVSH për ata që faturojnë deri në 100 mijë euro xhiro. Taksë e sheshtë propozhet dhe për rritjen e të ardhurave krahasuar me vitet e mëparshme, me perspektivë zgjerimi të mëtejshëm për familjet dhe bizneset.
SCAN
Sondazh

Bullgaria në kërkim të gazit - Qeveria hap tre tendera për sigurimin e rezervave të mjaftueshme
Kompania shtetërore e gazit në Bullgari, Bulgargaz, ka hapur tre tendera për gazin natyror të lëngshëm për të shmangur reduktimet gjatë dimrit dhe për të pasur......

Korrupsioni në administratë, shqiptarët u besojnë NATO-s e BE-së/ Sondazhi: Mbi 83% e të anketuarve e perceptojnë të përhapur, ose shumë të përhapur
Sondazhi më i fundit i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim zbadh perceptimin shumë të lartë të korrupsionit që ekziston mes qytetarëve ndaj......

Si "parqet e xhepit" shumëngjyrësh të Hong Kongut po rigjallërojnë hapësirat publike! (FOTOT)
Stola tetëkëndësh, rozë të ndezur dhe të shpërndarë në mënyrë asimetrike, Portland Street Rest Garden është ëndrra e një të apasionuari pas Instagram. Por ky......

Rreziku në shëndet që sjell kriza ekonomike – Çfarë duhet të dini për Listeriozën?
Sipas një sondazhi të YouGov, më shumë se gjysma e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar thonë se shëndeti i tyre është ndikuar negativisht nga rritja e kostos së......

Alarmi i AKU: KUJDES! Mos e konsumoni produktin ‘Wudy’. Rrezik serioz për shëndetin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë)......

Nafta ngjitet sërish në rreth 92 dollarë - OPEC+ ul prodhimin, pritet takimi i Rezervës Federale
Nafta është kthyer në rritje të ndjeshme gjatë tregtisë europiane, duke rikuperuar të gjitha humbjet e realizuara në sesionin aziatik. Investitorët po......

Dollari i rikthehet fitimeve - Tregjet presin takimin e FED, përcaktues për ecurinë në vijim
Dollari amerikan po qëndron pranë nivelit më të lartë në 2 vitet e fundit në sesionin e sotëm, ndërsa vendimet që do të marrë Rezerva Federale ditën e sotme......

Tregjet europiane, në rënie - Putin njofton mobilizimin e popullit për të luftuar në Ukrainë
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët në rajon po përgatitet për një tjetër rritje agresive të normave të......