Lajm i mirë për individët, bonot 12-mujore me interes 3.95% - Të martën ankandi i radhës i letrave me vlerë të Qeverisë, rritje e fortë e Yield-eve

Siç qe paralajmëruar nga Televizioni Scan, në Ankandet e bonove të thesarit dhe obligacionet të zhvilluara më 20 shtator, normat e interesit janë ngjitur në nivele që nuk vëreheshin prej vitesh, duke ofruar vlera shumë të kënaqëshme fitimi për ata qytetarë që kërkojnë të fitojnë diccka nga kursimet e tyre. Yieldi Mesatar i Ponderuar i bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor arriti të martën nivelin 3.95% ,e një rritje të dukshme nga ankandet e korrikut, kur yield-i mesatar i bonove me afat maturimi 12-mujor shënoi 2.84%, duke regjistruar një rritje prej 0.8 pikë përqindje nga muaji prill.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shuma fillestare e kërkuar nga Qeveria ishte 7.6 miliardë lekë, apo afërisht 76 milionë dollarë, ndërkohë që shuma e pranuar rezultoi 7 miliardë lekë apo afërisht 70 milionë dollarë.
Ndërkohë që edhe më fitimprurëse qenë normat e fitimit nga obligacionet me afat maturimi 5 vjeccar, edhe ato me rritje të fortë që prej marsit të këtij viti. Në ankandin e së martës ato shënuan një vlerë mesatare të pnderuar prej 6.27%, nga 4.75% në muajin korrik. Vlera e emetuar përmes këtij instruumenti ishte më modeste se ajo e bonove të thesarit, me rreth 7 milionë dollarë.
Me shumë gjasa, normat e interesit të letrave me vlerë të qeverisë priten në rritje edhe për fazën e fundit të vitit. Ministria e Financave ka publikuar Kalendarin e Emetimeve të Titujve Qeveritarë në Tregun e Brendshëm Tremujori katërt 2022. Për të tre muajt janë parashikuar nga shtatë ankande, me një vlerë totale prej 83.5 miliardë lekësh, apo afërsisht 830 milionë dollarësh.
Sipas kalendarit, 31 miliardë do të emetohen në tetor, 29 miliardë në nëntor dhe 23.5 miliardë në dhjetor. Ankandet do të dominohen nga emetimet e bonove të thesarit 12 mujore.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Sfidat e ndërtimit të një resorti të qëndrueshëm në vendin më të ulët në botë!
Shumë arkitektë do të vrisnin për t'u dhënë një fletë bosh mbi të cilën do të krijonin projektin e tyre të ëndrrave. Por kur arkitekti fitues i çmimeve Yuji......

Gjermania shtetëzon Uniper - Vendimi në kuadër të sigurisë energjetike të vendit
Gjermania konfirmoi shtetëzimin e importuesit të gazit Uniper me një kosto prej 8 miliard eurosh, në përpjekje për të siguruar energji për ekonominë më të......

Çmimet e naftës rriten mbi 2% - Tregjet frikësohen nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë, pas deklaratës së Putin
Çmimet e naftës u rritën më shumë se 2% të mërkurën pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, duke përshkallëzuar luftën......

KESH, çmime preferenciale për OST - Energjia për humbjet në rrjet do i shitet me 73 euro/Mwh, OST “shpëton” nga çmimet e tregut
Korporata Elektorenergjetike Shqiptare do t’i shesë energji Operatorit të Sistemit të Tranmsetimit për mbulimin e humbjeve në rrjet, ndërkohë që çmimi për 1......

Të pasurit bëhen dhe më të “pasur” - 1% e popullsisë në botë zotëron 45.6% të pasurive private
1% e popullsisë më të pasur në botë ka rritur për të dytin vit rradhazi pasurinë e saj deri në nivelin e 45.6% në vitin 2021, në krahasim me 43.9% të......

Programi ekonomik i “Fratelli d’Italia” - Propozimet e Giorgia Melonit për përballimin e krizës së kostos së jetesës
Italianët do të zgjedhin qeverinë e re të dielën e 25 shtatorit. Vëmendja kryesore është përqendruar tek programet ekonomike të kandidatëve në momentin që e......

Bullgaria në kërkim të gazit - Qeveria hap tre tendera për sigurimin e rezervave të mjaftueshme
Kompania shtetërore e gazit në Bullgari, Bulgargaz, ka hapur tre tendera për gazin natyror të lëngshëm për të shmangur reduktimet gjatë dimrit dhe për të pasur......

Korrupsioni në administratë, shqiptarët u besojnë NATO-s e BE-së/ Sondazhi: Mbi 83% e të anketuarve e perceptojnë të përhapur, ose shumë të përhapur
Sondazhi më i fundit i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim zbadh perceptimin shumë të lartë të korrupsionit që ekziston mes qytetarëve ndaj......