Ky shtet ka regjistruar 2.5 milionë milionerë të rinj gjatë vitit të kaluar!

Numri i njerëzve të pasur në botë u rrit me një ritëm të shpejtë vitin e kaluar, i nxitur nga fitimet në tregun e aksioneve dhe çmimet e banesave.
Rreth 5.2 milionë njerëz u bënë milionerë vitin e kaluar, me gati gjysmën e tyre vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit të fundit vjetor të pasurisë së Credit Suisse. "Kjo është rritja më e madhe e numrit të milionerëve të regjistruar për çdo vend në çdo vit këtë shekull," thuhet në raport.
Në mbarë botën, numri i përgjithshëm i milionerëve ishte 62.5 milionë në fund të vitit 2021, vlerësoi Credit Suisse. Raporti, i cili u publikua të martën, zbuloi se pasuria e përgjithshme globale arriti në 463.6 trilion dollarë në fund të vitit të kaluar, duke u rritur me 9.8%.
Çuditërisht, dy ekonomitë kryesore, Shtetet e Bashkuara dhe Kina panë fitimet më të mëdha në pasurinë e familjeve, të ndjekura nga Kanadaja, India dhe Australia.
Secili vend ka të ngjarë të ndihmohet nga rritje të konsiderueshme të prodhimit ekonomik në vitin 2021, të kombinuara me aktivitet "të fuqishëm" në tregjet e tyre përkatëse të banesave ose aksioneve, tha banka.
Kjo përkeqësoi edhe një herë pabarazinë globale, e cila tashmë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë gjithë pandemisë. Viti 2020 pa një kthim historik në luftën kundër varfërisë globale, me numrin e më të varfërve në botë që po rritet për herë të parë në mbi 20 vjet, sipas Bankës Botërore.
Ndërsa varfëria e përgjithshme që atëherë ka rënë paksa përsëri, institucioni vlerëson se dhjetëra milionë më shumë njerëz mund të jetojnë ende në varfëri ekstreme këtë vit sesa mendohej më parë, “për shkak të efekteve të vazhdueshme të pandemisë, luftës në Ukrainë dhe inflacionit në rritje.”
Kjo është në kontrast të fortë me ata më me fat në botë, edhe nëse ata nuk janë të imunizuar ndaj këtyre faktorëve.
Vitin e kaluar, pjesa e pasurisë e 1% më të pasurve "u rrit për të dytin vit radhazi", tha Credit Suisse në raportin e saj. Këta individë përbënin 45.6% të pasurisë botërore në vitin 2021.
Edel Strazimiri / SCAN

Britania e Madhe në mbështetje të bizneseve - Qeveria e Liz Truss prezanton planin për kufirin e çmimeve të energjisë
Kryeministrja e Britanisë së Madhe Liz Truss u shpreh se qeveria do të prezantojë një plan të ri në mbështetje të bizneseve për sa i përket faturave të......

Nga importohen produktet e mishit që konsumojmë? - Kryeson Brazili. Në listë Paraguaji, Zelanda e Re, Kanadaja e SHBA
Shqipëria importon nga jashtë mish dhe nënprodukte të tij çdo vit mesatarisht rreth 40 mijë ton që përdoren për konsum. Referuar të dhënave të tregtisë së......

5 gjoba “të rënda” për Byronë e Sigurimeve - Cënoi të dhënat personale të klientëve, “dënohet” nga Komisioneri
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur me një vlerë totale prej 1.92 milionë lekësh apo 16.500 eurosh, Byronë Shqiptare të Sigurimit për......

Bizneset e diasporës synojnë investime në Shqipëri - Samiti i Dhomës së Biznesit të Diasporës, mundësi bashkëpunimi
Gratë sipërmarrëse në diasporë konsiderohen si një një “aset” dhe potencial i rëndësishëm për të zgjeruar bizneset e ngritura jashtë vendit edhe në Shqipëri. ......

Lajm i mirë për individët, bonot 12-mujore me interes 3.95% - Të martën ankandi i radhës i letrave me vlerë të Qeverisë, rritje e fortë e Yield-eve
Siç qe paralajmëruar nga Televizioni Scan, në Ankandet e bonove të thesarit dhe obligacionet të zhvilluara më 20 shtator, normat e interesit janë ngjitur në......

Sfidat e ndërtimit të një resorti të qëndrueshëm në vendin më të ulët në botë!
Shumë arkitektë do të vrisnin për t'u dhënë një fletë bosh mbi të cilën do të krijonin projektin e tyre të ëndrrave. Por kur arkitekti fitues i çmimeve Yuji......

Gjermania shtetëzon Uniper - Vendimi në kuadër të sigurisë energjetike të vendit
Gjermania konfirmoi shtetëzimin e importuesit të gazit Uniper me një kosto prej 8 miliard eurosh, në përpjekje për të siguruar energji për ekonominë më të......

Çmimet e naftës rriten mbi 2% - Tregjet frikësohen nga përshkallëzimi i luftës në Ukrainë, pas deklaratës së Putin
Çmimet e naftës u rritën më shumë se 2% të mërkurën pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak, duke përshkallëzuar luftën......