Nafta, në nivelin më të ulët në 2 javë - Ndikohet nga forcimi i dollarit dhe nga mundësitë për recesion

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë humbi rreth 1% të vlerës për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës, ndërsa ekonomia globale po i drejtohet recesionit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikan po tregtohet në rreth 83 dollarë për fuçi.
Të dy bençmarkët po tregtohet në nivelin më të ulët në 2 javët e fundit dhe pjesërisht rënia u ndikua nga forcimi i dollarit amerikan, pas rritjes së interesave nga Banka qendrore amerikane. Megjithatë, humbjet janë kufizuar nga tensionet gjeopolitike, pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të angazhuar rreth 300 mijë rezervistë në luftën në Ukrainë.
Ndërkohë, disa rafineri në Kinë po konsiderojnë rritjen e prodhimit gjatë tetorit, për shkak të kërkesës së fortë në vend. Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës bruto u rritën me 1.1 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e 430.8 milionë fuçive, kundrejt parashikimeve për një rritje me 2.2 milionë fuçi.
Ndër zhvillimet e tjera, Gjermania shtetëzoi kompaninë importuese të gazit, Uniper, ndërsa Britania deklaroi se do të përgjysmojë faturat e energjisë, në përgjigje të thellimit të krizës energjitike në Europë.
SCAN
Sondazh

Nis procesi i shqyrtimit të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut
Në Bruksel po zhvillohen deri më 27 shtator takimet në kuadër të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut. Procesi i......

‘Kërcen’ Dollari amerikan, fiton gati 1 pikë brenda natës – Rikuperojnë edhe Paundi e Franga
Dollari amerikan ka fituar gati 1 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 117.7 lekë dhe është shitur me 119 lekë duke kapur një rekord të ri në......

Where does the meat products we consume come from? Brazil leads. Paraguay, New Zealand, Canada, and the USA are also on the list
Albania imports 40 thousand tons of meat and byproducts per year on average. According to SCAN's analysis of Instat's foreign trade data, the import value of......

A do të varet SHBA nga Kina si fuqi më e madhe teknologjike? - Ish-CEO i Google paralajmëron amerikanët
Një raport i ri paralajmëron se Kina së shpejti mund të jetë në gjendje të sundojë mbi ekonominë dhe ushtrinë amerikane duke përdorur teknologji më të......

Ky shtet ka regjistruar 2.5 milionë milionerë të rinj gjatë vitit të kaluar!
Numri i njerëzve të pasur në botë u rrit me një ritëm të shpejtë vitin e kaluar, i nxitur nga fitimet në tregun e aksioneve dhe çmimet e banesave. Rreth 5.2......

Britania e Madhe në mbështetje të bizneseve - Qeveria e Liz Truss prezanton planin për kufirin e çmimeve të energjisë
Kryeministrja e Britanisë së Madhe Liz Truss u shpreh se qeveria do të prezantojë një plan të ri në mbështetje të bizneseve për sa i përket faturave të......

Nga importohen produktet e mishit që konsumojmë? - Kryeson Brazili. Në listë Paraguaji, Zelanda e Re, Kanadaja e SHBA
Shqipëria importon nga jashtë mish dhe nënprodukte të tij çdo vit mesatarisht rreth 40 mijë ton që përdoren për konsum. Referuar të dhënave të tregtisë së......

5 gjoba “të rënda” për Byronë e Sigurimeve - Cënoi të dhënat personale të klientëve, “dënohet” nga Komisioneri
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur me një vlerë totale prej 1.92 milionë lekësh apo 16.500 eurosh, Byronë Shqiptare të Sigurimit për......