‘Treni blu’ – I pari në Europë me bateri hibride. Mund të ulë emetimet e CO2 me 50%!

Fuqia elektrike e baterisë tashmë po shpërndahet në makina dhe kamionë dhe tani, ajo po induktohet edhe në energjinë e trenave, duke zëvendësuar gjeneratorët shekullorë me naftë që janë më të dëmshëm për mjedisin.
Të mërkurën, Hitachi Rail dhe operatori italian i trenave Trenitalia zbuluan trenin e tyre hibrid, "Trenin blu" në panairin e transportit InnoTrans në Berlin.
Treni do të jetë grupi i parë në një flotë të re hibride në shërbimin e pasagjerëve në Europë sapo të jetë në funksion këtë vit. Është treni i parë që ka një të ashtuquajtur "tri-mode" dhe Hitachi thotë se mund të ulë emetimet me më shumë se 50 %.
"Tri-mode" do të thotë se treni mund të kalojë midis baterive, energjisë elektrike ose naftës dhe mund të funksionojë në linja të elektrizuara dhe jo të elektrizuara në mënyrë që të mund të operojë ende në zona që mund të mos kenë ende infrastrukturën e duhur për trenat elektrikë.
Kjo është e rëndësishme pasi aktualisht vetëm 54 % e rrjeteve hekurudhore europiane janë të elektrizuara dhe shtimi i telave elektrikë është i shtrenjtë.
Treni mund të transportojë deri në 300 pasagjerë dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 160 km/h. Ai pritet të jetë gati për përdorim pasagjerësh në Itali në fund të këtij viti dhe mund të vijë në pjesë të tjera të Europës më vonë.
‘Blues Train’ funksionon duke tërhequr energji nga linjat ajrore në rrugët e elektrizuara. Por kur është në linja jo të elektrizuara, ai përdor një kombinim të baterisë dhe naftës dhe kur është afër një stacioni, bateritë e fuqizojnë trenin, duke eliminuar emetimet dhe gjithashtu zhurmën.
Një tjetër plus është se bateria mund të rikarikohet kur treni është në punë, si në diezel ashtu edhe në atë elektrik. Ky model treni është si një "hap i parë" derisa rrjetet hekurudhore në të gjithë Europën të bëhen plotësisht elektrike.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Dollari ngjitet në nivelin më të lartë në 2 vite - Rezerva Federale rrit normën bazë të interesit me 75 pikë bazë
Dollari amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi Rezerva Federale rriti normën bazë......

FED rrëzon tregjet europiane - Rrit normën bazë të interesit në intervalin 3%-3.25%
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit në takimin e kësaj jave dhe pritet të ndërmarrë......

Nafta, në nivelin më të ulët në 2 javë - Ndikohet nga forcimi i dollarit dhe nga mundësitë për recesion
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë humbi rreth 1% të vlerës për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës,......

Nis procesi i shqyrtimit të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut
Në Bruksel po zhvillohen deri më 27 shtator takimet në kuadër të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit të Maqedonisë së Veriut. Procesi i......

‘Kërcen’ Dollari amerikan, fiton gati 1 pikë brenda natës – Rikuperojnë edhe Paundi e Franga
Dollari amerikan ka fituar gati 1 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 117.7 lekë dhe është shitur me 119 lekë duke kapur një rekord të ri në......

Where does the meat products we consume come from? Brazil leads. Paraguay, New Zealand, Canada, and the USA are also on the list
Albania imports 40 thousand tons of meat and byproducts per year on average. According to SCAN's analysis of Instat's foreign trade data, the import value of......

A do të varet SHBA nga Kina si fuqi më e madhe teknologjike? - Ish-CEO i Google paralajmëron amerikanët
Një raport i ri paralajmëron se Kina së shpejti mund të jetë në gjendje të sundojë mbi ekonominë dhe ushtrinë amerikane duke përdorur teknologji më të......

Ky shtet ka regjistruar 2.5 milionë milionerë të rinj gjatë vitit të kaluar!
Numri i njerëzve të pasur në botë u rrit me një ritëm të shpejtë vitin e kaluar, i nxitur nga fitimet në tregun e aksioneve dhe çmimet e banesave. Rreth 5.2......