Bota Postuar më 22 Shtator 2022, 10:18

Dollari ngjitet në nivelin më të lartë në 2 vite - Rezerva Federale rrit normën bazë të interesit me 75 pikë bazë

Nga SCAN TV
Dollari ngjitet në nivelin më të lartë në 2 vite -

Dollari amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, ashtu sikurse parashikonin shumica e analistëve. Banka Qendrore Amerikane rriti normën bazë të interesit në intervalin nga 3%-3.25%.

Gjithashtu, monedha e gjelbër u mbështet edhe nga deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili njoftoi mobilizimin e popullit për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare u rrit në 111.8, për herë të parë që nga viti 2002.

Në raport me jenin japonez, dollari preku nivelin më të lartë në 24 vitet e fundit, prej 145 jen, pasi Banka e Japonisë e mbajti të pandryshuar politikën monetare ultra-lehtësuese. Sipas projeksioneve të reja, Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit në 4.6% vitin e ardhshëm dhe nuk do të ketë ulje të paktën deri në vitin 2024.

Dollari amerikan u mbështet nga kërkesa e investitorëve për asete të sigurta, pas njoftimit të presidentit Putin, i cili tha se do të mobilizohen rreth 300 mijë rezervistë për të vijuar luftën në Ukrainë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 18,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1260 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...