Frigoriferë natyralë për të ruajtur mollët - Fermerët në Itali shfrytëzojnë shpella ftohtëse nëntokësore

Kultivuesit e mollëve në veri të Italisë po përdorin ftohës natyral të krijuar nën një kodër, për të ruajtur produket e tyre në një temperaturë të kontrolluar e cila mbetet e pandryshueshme në të gjitha sezonet.
Treqind metra poshtë pemishteve të tyre në Predaia, një qytezë e vogël në rajonin e Trentinos, grupi Melinda ka krijuar 34 zona ftohëse në shpella të gjera, ku ata janë në gjendje të magazinojnë deri në 13% të prodhimit të tyre duke reduktuar koston e energjisë.
Brenda zonave frigoriferike të shpellave, mollët ruhen në kuti plastike të grumbulluara dhe lëvizen nga punëtorët të pajisur me helmeta sigurie. Menaxheri i pemishtes nëntokësore shprehet se deri tani kanë pasur shumë avantazhe, fillimisht për sa i përket kursimit të energjisë duke konsumuar aktualisht 32% më pak. Këto shpella mbajnë deri në 30 mijë ton mollë dhe në të ardhmen pritet që të magazinohen 40 mijë ton.
Dhomat e mëdha ftohëse mbi tokë përdorin një “panel sanduic” të izoluar dhe fletë metalike për të mbajtur të ftohtë pjesën brenda.
Në shpellat nëntokësore janë shkëmbinjtë të cilët luajnë rolin e “panelit sanduic”, duke e bërë procesin sa më të natyrshëm që është e mundur.
Përpara se të përdoren shpellat, shkëmbinjtë ftohen me një lloj gazi në një thellësi prej 5 – 7 metrash, duke bërë që më pas ata të ruajnë një temperaturë konstante prej 1 gradë celsius.
Me përfundimin e sezonit të verës, vjelja ka filluar dhe fermerët po punojnë për të mbledhur mollët nga pemët, në një proces që pritet të vazhdojë edhe 40 ditë.
SCAN
Sondazh

“Shuhet” ura më e gjatë e Greqisë - Strukturës 3 kilometra i është hequr ndriçimi për të kursyer energji
Një nga urat më të gjata të botës që ndodhet në Greqi ka fikur dritat e saj dekorative në një moment kur qeveria bën thirrje për kursimin e energjisë, për......

Gjermania kërkon punëtorë nga Ballkani - Rreth 2 milionë vende pune të lira, kryesisht në shëndetësi dhe transport ajror
Gjermania tashmë drejton vëmendjen nga Ballkani. Sipas autoriteteve gjermane janë 1.74 milion vende pune që qytetarët gjermanë nuk arrijnë t’i......

Fed rrit normën bazë të interesit me 0,75% - Ekspertët, të shqetësuar. E konsiderojnë këtë strategji më të ashpër se parashikimet
Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me tre të katërtat e një pikë përqindjeje duke thënë se do të vazhdojnë të rriten dhe më shumë mbi nivelin......

Varfëria energjetike, ja si kursejnë shqiptarët! - 48% konsumojnë ushqim të ftohtë, 75% e familjeve reduktojnë ngrohjen edhe pse nuk do dëshironin
Gati 93 % e familjeve shqiptare ngrohin vetëm një dhomë gjatë dimrit, si formë për të kursyer energjinë, ndërkohë që 75% e tyre e reduktojnë ngrohjen edhe pse......

Ekskluzive/ Energjia mbi 800 kwh, 42.95 lekë - FSHU depoziton aplikimin në ERE, në nëntor-dhjetor preken 71.278 familje
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka depozituar aplikimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mb 800 kwh, duke i kërkuar Entit Rregullator......

Diaspora businesses aim for investments in Albania - The Business Chamber of Diaspora offers opportunities
Women entrepreneurs of the diaspora are considered an important "asset" because of their potential to expand businesses established abroad and in Albania.......

Ndërpritet shpërblimi financiar për titujt e nderit - Shqipëria i rikthehet traditës shtetërore të viteve 1919-1944
Titujt e nderit që akordohen nga Republika e Shqipërisë, nuk do të shoqërohet më me trajtim financiar për përfituesit e tyre. Kjo është risia që sjell një ligj......

1 mijë lekë në muaj për personat me aftësi të kufizuar - Manastirliu: Pjesë e rimbursimit të energjisë elektrike
Në kushtet kur çmimet në vendin tonë kanë shënuar rritje të shumta duke u vështirësuar jetesën qytetarëve, qeveria vendos të ndihmojë personat me aftësi të......