Frika e ofertës tejkalon shqetësimet e recesionit - Ashtu si edhe forcimi i dollarit, po ndikon në rritjen e çmimit të naftës

Nafta u rimëkëmb të enjten pasi ra me 1% në seancën e mëparshme sepse shqetësimet për furnizimet e pakta për dimrin po eklipsojnë frikën e një recesioni global. Kontratat e së ardhmes së naftës Brent u rritën me 15 cent, në 89.98 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u rrit me 10 cent, në 83,04 dollarë.
Të dy treguesit ranë në nivelin më të ulët prej dy javësh të mërkurën, pasi Rezerva Federale e SHBA rriti normat e interesit me 75 pikë bazë për të tretën herë për të zbutur inflacionin dhe sinjalizoi se kostot e huamarrjes do të vazhdojnë të rriten këtë vit. Por, ndërkohë që Fed pati një ton të ashpër, disa analistë thanë se fakti që rritja e normës nuk ishte më e madhe dha një lehtësim për tregjet e naftës.
Nga ana tjetër, ekzistojnë shqetësimet se lëvizja e presidentit rus Vladimir Putin për të thirrur 300,000 rezervistë, duke shënuar një përshkallëzim të luftës në Ukrainë, mund të dëmtonte më tej furnizimin.
Disa rafineri kineze po konsiderojnë rritjen e prodhimit në tetor, duke parë kërkesën më të fortë dhe një ndryshim të mundshëm të politikës së eksportit të karburantit të Pekinit, gjë që mund të rrisë kërkesën për naftë bruto. Por, çmimet e naftës mbeten nën presionin e shitjes, për shkak të rritjes së stoqeve dhe një perspektive të përkeqësuar ekonomike, thanë analistët.
Inventarët e naftës së papërpunuar në SHBA u rritën me 1.1 milionë fuçi në javën deri në 16 shtator, në 430.8 milionë fuçi, më pak se pritjet e analistëve. Rritja e dollarit amerikan po e bën naftën e papërpunuar më të shtrenjtë për shumë blerës. Indeksi i dollarit preku nivelin më të lartë të 20 viteve kundrejt një shporte valutash të tjera.
SCAN
Sondazh

Frigoriferë natyralë për të ruajtur mollët - Fermerët në Itali shfrytëzojnë shpella ftohtëse nëntokësore
Kultivuesit e mollëve në veri të Italisë po përdorin ftohës natyral të krijuar nën një kodër, për të ruajtur produket e tyre në një temperaturë të kontrolluar......

“Shuhet” ura më e gjatë e Greqisë - Strukturës 3 kilometra i është hequr ndriçimi për të kursyer energji
Një nga urat më të gjata të botës që ndodhet në Greqi ka fikur dritat e saj dekorative në një moment kur qeveria bën thirrje për kursimin e energjisë, për......

Gjermania kërkon punëtorë nga Ballkani - Rreth 2 milionë vende pune të lira, kryesisht në shëndetësi dhe transport ajror
Gjermania tashmë drejton vëmendjen nga Ballkani. Sipas autoriteteve gjermane janë 1.74 milion vende pune që qytetarët gjermanë nuk arrijnë t’i......

Fed rrit normën bazë të interesit me 0,75% - Ekspertët, të shqetësuar. E konsiderojnë këtë strategji më të ashpër se parashikimet
Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me tre të katërtat e një pikë përqindjeje duke thënë se do të vazhdojnë të rriten dhe më shumë mbi nivelin......

Varfëria energjetike, ja si kursejnë shqiptarët! - 48% konsumojnë ushqim të ftohtë, 75% e familjeve reduktojnë ngrohjen edhe pse nuk do dëshironin
Gati 93 % e familjeve shqiptare ngrohin vetëm një dhomë gjatë dimrit, si formë për të kursyer energjinë, ndërkohë që 75% e tyre e reduktojnë ngrohjen edhe pse......

Ekskluzive/ Energjia mbi 800 kwh, 42.95 lekë - FSHU depoziton aplikimin në ERE, në nëntor-dhjetor preken 71.278 familje
Furnizuesi i Shërbimit Universal ka depozituar aplikimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mb 800 kwh, duke i kërkuar Entit Rregullator......

Diaspora businesses aim for investments in Albania - The Business Chamber of Diaspora offers opportunities
Women entrepreneurs of the diaspora are considered an important "asset" because of their potential to expand businesses established abroad and in Albania.......

Ndërpritet shpërblimi financiar për titujt e nderit - Shqipëria i rikthehet traditës shtetërore të viteve 1919-1944
Titujt e nderit që akordohen nga Republika e Shqipërisë, nuk do të shoqërohet më me trajtim financiar për përfituesit e tyre. Kjo është risia që sjell një ligj......