Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2022, 14:33

“AKU të investojë në laboratorë dhe staf!” - Produktet “Wudy”, Ekspertët: Të rritet monitorimi për sigurinë ushqimore

Nga SCAN TV
“AKU të investojë në laboratorë dhe staf!” -

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të jetë më vigjilent në kontrollin e produkteve në treg, duke bërë tërheqjen e tyre në kohë për të mos rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

I këtij mendimi është ish drejtori i vlerësimit të riskut në AKU, Besnik Jakaj, teksa ka theksuar se qytetarët shqiptarë vijojnë të jenë të cënuar sa i takon sigurisë ushqimore në vend.

Sipas tij këtë e tregoi edhe rasti më i fundit i produkteve “Wudy”, për të cilat AKU kërkoi të mos konsumoheshin nga qytëtarët pasi përbënin rrezik për shëndetin e tyre.

Ndërsa eksperti i sigurisë ushqimore, Abdyl Sinani, thekson se ka nevojë për forcim të kapaciteteve të AKU-së me laboratorë dhe specialistë si dhe bizneset duhet të kenë patjetër teknologë ushqimorë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi një ditë më parë se referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e bakterit ‘Listeria”duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......