Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2022, 14:26

“Paniku” për dritat “fluturon” çmimin e gjeneratorëve - Sa u importuan gjatë kësaj periudhe nga qytetarët shqiptarë?

Nga SCAN TV
“Paniku” për dritat “fluturon” çmimin e

Parlajmërimet e herëpashershme të qeverisë për ndërprerje të energjisë elektrike dhe nxitja për të kursyer, kanë vënë në lëvizje qytetarët që të marrin masa për ditë të këqija.

SCAN TV ka siguruar të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, lidhur me importin e gjeneratorëve përgjatë periudhës Janar-Gusht 2022, dhe vihet re se ka një rritje të interesit për blerjen e këtyre pajisjeve, edhe pse deklaratat paralajmëruese kanë qenë të përqednruara kryesisht në dy muajt e fundit.

Konkretisht, përgjatë tetë muajve janë importuar 785 gjeneratorë, me një rritje prej 18.4 për qind në sasi krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ajo që vihet re është se për blerjen e tyre janë paguar 430 milionë lekë apo 3.7 milionë euro, me një rritje në 105.4 për qind krahasuar me 8 mujorin 2021.

Por si ka ndryshuar  çmimi mesatar për copë? Të dhënat e përpunuara nga SCAN TV tregojnë se nëse një vit më parë, një gjenerator është importuar nga jashtë me një vlerë mesatare prej 2723 euro, këtë vit është blerë me një çmim mesatar prej 4726 euro.  CCmimi i këtij produkti është rritur me 73.55 për qind krahasuar me një vit më parë.

Gjeneratorët blihen më së shumti nga biznese apo kryesisht qytetarë që jetojnë në shtëpi private. Pak kohë më parë, qeveria u ka kërkuar qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike për shkak se na pret një sezon i vështirë që mund të sjellë mungesa në furnizim, ndërsa është vemdosur që nga 1 Tetori, familjet që harxhojnë mbi 800 kw/orë, ta paguajnë më shtrenjtë.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat