Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2022, 14:47

Zgjedhjet vendore hapin 352 vende të përkohshme pune - 3 deri në 10 muaj punë. Nga specialist për vëzhgimin e zgjedhjeve, jurist, ekonomist, operator

Nga SCAN TV
Zgjedhjet vendore hapin 352 vende të përkohshme pune - 3 deri në

Për zgjedhjet vendore, që pritet të zhvillohen në mesin e vitit të ardhshëm, janë hapur vende pune të përkohshme për ata qytetarë të cilët i plotësojnë kriteret.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që do të rekrutohet për realizimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023.

Gjithsej do të krijohen 352 vende pune me kohë jo të plotë  që do të punësohen për realizimin e procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023 dhe që do të asistojnë administratën e KQZ-së në këtë process.

Vendet e punës konsistojnë në sektor të ndryshëm si specialist pranë Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve, specialist për sektorin e dekriminalizimit, specialist të kontrollit financiar, specialist për vëzhgimin e zgjedhjeve, jurist, redaktor, ekonomist, operator,  punëtor  logjistike, specialist magazine, specialist trajnimi etj. Periudha e rekrutimit të punonjësve vijon nga 3 deri në 10 muaj.

Propozimi i paraqitur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u miratua edhe nga Kuvendi në seancën plenare të së enjtes.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......