Shqipëria Postuar më 22 Shtator 2022, 14:37

Paketa antikrizë, FMN: Nevojiten më shumë masa - Nëndrejtori Bo Li: Ndërhyrje të targetuara për t’i mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve

Nga SCAN TV
Paketa antikrizë, FMN: Nevojiten më shumë masa - Nëndrejtori

Duket se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e konsideron të mjaftueshme paketën e dytë antikrizë të qeverisë shqiptare. Nëndrejtori i Përgjithshëm ekzekutiv i Fondit Monetar Bo Li ka mbyllur të mërkurën një vizitë në Tiranë.

Në deklaratën zyrtare, Li thotë se ka diskutuar me autoritetet shqiptare lidhur me rritjen e çmimeve dhe se vendi ka nevojë për ndërhyrje të qarta e të mirëmenduara për mbrojtjen e shtresave në nevojë.

“Në diskutimet që pata me autoritetet, nënvizova sfidat me të cilat përballet Shqipëria për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe energjetike, të cilat kanë sjellë ngushtimin e hapësirave fiskale, bashkë me presionet e klimës së jashtme ekonomike.

Ka nevojë për mbrojtjen e shtresaveve vulnerabël nga presionet e rritjes së kostove të jetesës, përmes mbështetjeve fiskale të përkohshme e të mirëstudiuara”, thotë nëndrejtori i FMN Bo Li në deklaratën zyrtare.

Pak ditë më parë, Qeveria bëri publike edhe paketën e dytë antikrizë prej afro 60 milionë dollarësh. Së bashku me paketën e parë të miratuar në fillim të vitit, shuma totale e paketave antikrizë arrin në afërsisht 120 milionë dollarë. Shifra është shumë e ulët në raport me të ardhurat buxhetore, të shtuara si kurrë më parë për shkak të rritjes së cmimeve.

Me ritmet e deritanishme, Qeveria pret që deri në fund të vitit të mbledhë një total të ardhurash prej 576 miliardë lekësh, rreth 40 miliardë, ore rreth 400 milionë dollarë më shumë nga sa kishte parashikuar në fillim të vitit, kur priste të mblidhte në total 536 miliardë lekë.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat